Superliga e Kosovës/ Gjilani mposht Dritën në derbi, Prishtina triumf me poker. Mësoni të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 17:34

Superliga e Kosovës/ Gjilani mposht Dritën në derbi, Prishtina triumf me poker. Mësoni të gjitha rezultatet (VIDEO)

Java e 6-të e Superligës kosovare është mbyllur me tre ndeshje mjaft interesante ku spikati fitorja në derbi e Gjilanit 0-2 ndaj Dritës.

prishtina

Ishte një ndeshje e zjarrtë e cila u pasua dhe nga përplasja e tifozëve pasi dihet që derbi i Gjilanit prodhon gjithmonë emocione në Kosovë. Skuadra e Ismet Munishit kaloi në avantazh në minutën e 66-të me një perlë të realizuar nga Gerhard Progni, ish-sulmues i Superiores në Shqipëri. 1 minutë para fundit të ndeshjes, Kelmendi vulosi fitoren e Gjilanit duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.

Prishtina arriti një fitore të thellë 0-4 në transfertë ndaj Feronikelit. Për kampionët në fuqi shënuan Krasniqi, Kryeziu, Oto Xhon dhe Tolaj. Prishtina shkon në kuotën e 8 pikëve, duke arritur dy fitore në dy sfidat e fundit.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva barazoi pa gola me Ballkanin në një ndeshje për kreun. Ballkani ruan kryesimin e Superligës në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Malisheva, Drita dhe Drenica ndjekin me një pikë më pak.

REZULTATET

Drita-Gjilani 0-2

Progni 66′, Kelmendi 89′ 

Feronikeli-Prishtina 0-4

Krasniqi 8′, Kryeziu 29′, Oto Xhon 78′, Tolaj 87′ 

Malisheva-Ballkani 0-0

RENDITJA

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"