Superliga e Kosovës fillon me surpriza, dështimi i Partizanit bën heroin për Gjilanin me dy gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 19:19


Superliga e Kosovës fillon me surpriza, dështimi i Partizanit bën heroin për Gjilanin me dy gola

Kampionati i futbollit të Kosovës ka nisur sot me tre ndeshje të cilat kanë dhuruar rezultate shumë interesante. Padyshim ai që spikat më shumë është barazimi 2-2 i Dritës në fushën e Trepça ‘89’ duke llogaritur se gjilanasit shihen mes pretendentëve për titullin në Kosovë.

auto_fc_prishtina_dukagjini1660409840

Prishtina ka fituar me shifrat 2-1 në fushën e Dukagjinit, me një gol në shtesë të Meti Useinit, ndërsa më parë për prishtinasit kishte qenë Krasniqi ai i cili kishte tundur rrjetën, duke u barazuar më pas nga një ish si Januzi.

Gjilani konfirmohet pretendent, por që në në ndeshjen e parë ndaj Ferizajt ka vuajtur shumë për të siguruar tre pikët. Heroi i sfidës u bë ish-sulmuesi i Partizanit, Teofilus Solomon, i cili me dy golat e tij, njëri në minutën e 90, i siguroi suksesin 3-2 me përmbysje skuadrës.

REZULTATET

Dukagjini-Prishtina 1-2
31’ Januzi / 29’ E. Krasniqi, 90’+3’ Useini

Gjilani-Ferizaj 3-2
33’ Zeka, 83’, 90’ Solomon / 44’ Ramadani, 51’ Haxhimusa

Trepça ’89-Drita 2-2
36’, 38’ Mba / 70’ Islami, 88’ Tahiri

asdasdsaddasd

PANORAMASPORT.AL