Superliga e Kosovës/ Drita triumfon në transfertë, Rapo gjen rrugën e rrjetës me Drenicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 19:25

Superliga e Kosovës/ Drita triumfon në transfertë, Rapo gjen rrugën e rrjetës me Drenicën

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës. Drita, skuadra kampione në fuqi, arriti të triumfonte në transfertë ndaj Arbërisë me përmbysje.

Drenica

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Zabergjasë, ndërkohë që Alidemaj, Irague dhe Haxhimusta, realizuan për skuadrën nga Gjilani.

Në përballjen tjetër, Drenica, mposhti Trepça-n 89’-të me rezultatin 2-0. Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti edhe mesfushori Donald Rapo, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit. Me këtë fitore, Drenica parakaloi Arbërinë në renditje, duke u ngjitur në vendin e 8-të me 30 pikë në 27 ndeshje, 3 më shumë se Arbëria që është pozicionuar në vendin e parafundit.

REZULTATET: 

ARBËRIA-DRITA 1-3

DRENICA-TREPÇA 89′ 2-0

RENDITJA: 

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"