Superliga e Kosovës/ Drita bën “manita” në ndeshjen e parë, Liria mposhtet në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 18:43

Superliga e Kosovës/ Drita bën “manita” në ndeshjen e parë, Liria mposhtet në shtëpi

U luajtën ditën e sotme 4 takimet e vlefshme për javën e parë të Superligës së Kosovës. Kampionët e Dritës e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat teksa mposhtën KEK-un me rezultatin 5-0.

Drita

Ndërkohë që Liria e Prizrenit u mposht në shtëpi nga Ballkani me rezultatin 0-1. Një humbje e hidhur për bardhezinjtë. Kujtojmë që te kjo skuadër aktivizohen edhe 2 futbollistët Tushe dhe Mitraj, por nuk arritën të linin gjurmë në këtë sfidë.

Liria

Edhe Drenica ka surprizuar Llapin në transfertë teksa e ka mposhtur me rezultatin 0-1. Ndërkohë që Flamurtari mposhti Ferizajn me rezultatin 1-0.

REZULTATET:

Drita-KEK 5-0

Flamurtari-Ferizaj 1-0

Llapi-Drenica 0-1

Liria-Ballkani 0-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"