Superliga e Kosovës/ Ballkani i Bledi Shkëmbit e pëson nga Prishtina, Feronikeli shpërthen me “poker”. Ja rezultatet dhe klasifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 19:00

Superliga e Kosovës/ Ballkani i Bledi Shkëmbit e pëson nga Prishtina, Feronikeli shpërthen me “poker”. Ja rezultatet dhe klasifikimi

Janë luajtur sot dy ndeshjet e Superligës kosovare, Ballkani-Prishtina dhe Feronikeli-Llapi, të vlefshme për javën e 27-të kampionatit.

feroniekili

Ballkani i Bledi Shkëmbit u mund nga kryeqytetasit me rezultatin minimal 0-1, ku prishtinasit ju falën autogolit të shkaktuar  nga Thaçi për të marrë tre pikët. Me këtë humbje Ballkani ngelet në vendin e dytë në kuotën e 55 pikëve, ndërkohë ndjek Prishtina e cila ndodhet në vendin e 3-të me një pikë më pak.

Prishtina Abazi

Në ndeshjen tjetër Feronikeli i Klodian Duros, pas humbje shokuese me Besën javën e kaluar, mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Llapit.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh nga lojtarët e Duros, teksa Miliçkoviç arriti të shënonte në minutën e 44’. Ishte përsëri Miliçkoviç i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 77’, ndërsa në fundin e ndeshjes ishin Bojku në të 89’ dhe Dabiqaj në të 92’ të cilët i dhanë një fitore të thellë Feronikelit, duke fituar terren të rëndësishëm nga ndjekësit e tabelës.

REZULTATET

Ballkani-Prishtina 0-1
Shënues: Thaçi 35′ (autogol)

Feronikeli-Llapi 4-0
Shënues: Miliçkoviç 44′, 77′, Bojku 89′, Dabiqaj 92′

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"