SUPERKUPAl Formacioni i mundshëm/ Teuta në kërkim të titullit të dytë radhazi, Martini i beson “gardës” së vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 18:10

SUPERKUPAl Formacioni i mundshëm/ Teuta në kërkim të titullit të dytë radhazi, Martini i beson “gardës” së vjetër

Teuta u ka dhënë fund përgatitjeve për Superkupën e Shqipërisë dhe është gati për të nisur sezonin e ri futbollistik. Në Durrës duan edhe një trofe dhe shansin për ta marrë e kanë sot, teksa do të përballen me Tiranën në “Elbasan Arena”. Seanca e së dielës ishte pa shumë ngarkesa dhe Edi Martini e përqendroi më së shumti vëmendjen tek ana taktike.
teuta
Stërvitja zgjati afro 90 minuta dhe nuk munguan porositë, si edhe një lojë brenda grupit. Mungesa nuk kanë, e megjithatë pritet që ndonjë titullar edhe të kursehet. Referuar asaj që u pa në fushë, pritet që në portë të jetë Frashëri dhe në mbrojtje të rreshtohet katërshja Todorovski-Hoxha-Arapi-Kuro. Para defensivës do të luajë Aleksi me Avdylin, ndërsa në krahët e mesfushës F.Beqja me L.Vilën, e në qendër E.Vila. Sulmi ka balotazh Hebaj-Krasniqi.

formacioni i mundshem

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"