Superkupa trofeu i mallkuar, Sevija ka humbur 4 finalet e fundit. Ja faktet interesante të përballjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 20:48

Superkupa trofeu i mallkuar, Sevija ka humbur 4 finalet e fundit. Ja faktet interesante të përballjes së sotme

Bajerni do të luajë sot ndaj Sevijes finalen e Superkupës së Europës në stadiumin e sapondërtuar, “Ferenc Pushkash”. Ndaj Sevijes, Bajerni ka mundësinë për të mbyllur me trofe një sezon fantastik.

SUPERKUPA

* Në gjashtë finalet e fundit fituesi i Champions-it ka fituar ndeshjen plot gjashtë herë. Që nga hera e parë që u krijua Europa Liga, Atletiko Madrid ka qenë skuadra e fundit që ka triumfuar ndaj skuadrës që fitonte Champions-in.

* Është herë e pestë për Bajernin e Mynihut që merr pjesë në një finale të Superkupës (1975, 1976, 2001, 2003 dhe 2020). Në 2013-ën bavarezët mundën pas një ndeshjeje dramatike skuadrën e Çelsit nga goditjet e 11-metërshave. Sevija në krahun tjetër ka më shumë pjesëmarrje se skuadra gjermane, plot gjashtë herë kanë arritur spanjollët të jenë pjesë e kësaj finaleje duke e fituar atë vetëm një herë në vitin 2006.

* Plot gjashtë lojtarë të Bajernit do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun për herë të dytë. Manuel Nojer, Tomas Myler, Zherom Boateng, David Alaba dhe Havi Martinez. Ashtu si dhe Lukas Hernadez që e ka fituar edhe një herë këtë trofe me Atletikon e Madridit. Nga Sevija, vetëm Zhezus Navas mund të bëjë dopietë me trofeun.

* Finalja e Superkupës së Europës ka qenë gjithmonë e veçantë. Kujtojmë që 4 nga pesë finalet e fundit janë zgjidhur vetëm pas kohës së rregullt. Në finalen e fundit, Liverpuli arriti të mundte Çelsin vetëm pas gjuajtjeve të penalltive.

* Është hera e katërt që bavarezët do të ndeshen në fushë neutrale me skuadrat spanjolle. Pas fitores në finale ndaj Atletikos së Madridit në 1974, Bajerni mundi gjithashtu Valencian me penallti në finalen e Champions-it. Në këtë sezon, skuadra e Hansi Flikut poshtëroi Barcelonën në çerekfinale duke fituar me rezultatin 8-2.

* Bajerni i Mynihut nuk humbet jashtë Gjermanisë një ndeshje europiane prej 16 ndeshjesh. 13 fitore dhe 2 barazime kanë regjistruar bavarezët duke shënuar plot 49 gola.

* Kampionët e Gjermanisë e nisën në mënyrë më të mirë sezonin në Bundesligë duke mundur Shalken me rezultatin 8-0, ndërkohë që Sevija ende nuk ka luajtur ndeshjen e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"