Superkupa te femrat, Flamurtari sfidon Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 12:35

Superkupa te femrat, Flamurtari sfidon Partizanin

Pallati i sportit “Dhimitraq Goga” do të presë sot një tjetër finale. Flamurtari dhe Partizani do të matin forcat për trofeun e Superkupës në radhët e femrave, sfidë që do të startojë në orën 17:00.

Collage Maker-19-Dec-2022-12.40-PM

Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që bregdetaret dhe të kuqet përballen në finalen e Superkupës, teksa një vit më parë kujtojmë se trofeu shkoi për kryeqytetaset, të cilat asokohe drejtoheshin nga trajnerja Ledina Koçi. Në finalen e këtij edicioni, Flamurtari vjen si kampion, ndërsa nga ana tjetër Partizani ka zëvendësuar Tirana Barletin, që nuk merr pjesë në kompeticionet kombëtare.

Pritet një sfidë e nxehtë mes dy skuadrave që kanë ambicie dhe pretendime të mëdha në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë, ndërsa do të kërkojnë që ta mbyllin vitin me festë, duke ngritur lart trofeun.

Me 13 suksese, Flamurtari është ekipi që mban rekordin në Shqipëri për sa u përket Superkupave. Ndërsa për Partizanin, i vetmi triumf mbetet ai sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"