Superkupa e Shqipërisë/ Ndeshja e parë zyrtare me VAR, ja arbitrat që do të vendosin drejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 13:49

Superkupa e Shqipërisë/ Ndeshja e parë zyrtare me VAR, ja arbitrat që do të vendosin drejtësi

Teuta-Vllaznia, është ndeshja e parë zyrtare ku do të aplikohet sistemi VAR në Shqipëri. Kampionët aktual të Superioriores dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë, do të përballen në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, teksa do të synojnë trofeun e Superkupës, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përballje.

Gjyqtaret2

Ky takim i është besuar gjyqtarit Kridens Metës, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e FIFA-s, Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari. Teksa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

gjyqtaret

Në VAR do të jetë Enea Jorgji, ndërkohë që asistent VAR-i është caktuar Denis Rexha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"