Superkupa e Shqipërisë/ Duka: Kjo ndeshje ishte e veçantë e historike edhe për një tjetër aspekt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 8:48

Superkupa e Shqipërisë/ Duka: Kjo ndeshje ishte e veçantë e historike edhe për një tjetër aspekt…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, uroi Teutën për fitimin e Superkupës, teksa komplimentoi edhe Vllazninë për paraqitjen e mirë në këtë përballje.

Teuta Superkupa Duka

Sipas kreut të FSHF, përballja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ishte e veccantë dhe historike edhe për një tjetër aspekt, pasi për herë të parë në Shqipëri u përdor sistemi VAR.

STATUSI I DUKËS:

Urime Teutës për fitimin e Superkupës së Shqipërisë! Një fitore e merituar për kampionët e vendit që e nisin sezonin e ri aty ku e lanë, por dua të komplimentoj gjithashtu Vllazninë, që bëri një paraqitje të mirë në këtë finale.

I kënaqur që sezoni nisi me një sfidë kaq të bukur dhe me rikthimin spektatorëve në stadiume, që i kishin munguar kaq shumë futbollit dhe skuadrave.

Kjo ndeshje ishte e veçantë e historike edhe për një tjetër aspekt.

Për herë të parë në Shqipëri u përdor Sistemi VAR në një ndeshje zyrtare. Një provë e kaluar me sukses dhe këtë sezon video-asistenti i arbitrit do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje të Kategorisë Superiore.

Edhe një herë urime Teutës dhe suksese në sezonin e ri të gjitha klubeve!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"