Superkupa e Italisë/ Sfidë dramatike në Olimpiko, në fund feston Lacio (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 22:58

Superkupa e Italisë/ Sfidë dramatike në Olimpiko, në fund feston Lacio (Video)

Është mbyllur në Olimpiko sfida mes Juventusit dhe Lacios, ku në fund fati i ka buzëqeshur skuadrës së Igli Tares dhe Thomas Strakoshës.

Një fund dramatik, po në fund ka festuar Lacio. Kryeqytetasit e gjetën veten në epërsinë e dy golave falë dopietës së Imobiles në minutën e 32-të dhe 54-t.

Juventus Lacio

Në minutën e 85-të kur takimi po shkonte drejt fundit, Juventusi zgjohet duke barazuar rezultatin në harkun me 5 minutave me autor Paulo Dibalën.

Por nuk ka zgjatur as një minutë festa e bardhezinjëve pasi Lacio kaloi përsëri në avantazh me të riun Murgia, duke fituar kështu trofeun e Superkupës së Italisë.

Imobile

Paraqitje të shkëlqyera ka bërë në sfidën e sotme edhe portieri i Kombëtares, Strakosha, i cili e shpëtoi skuadrën e tij në mjaft raste të pastra.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"