Superiorja i lë vendin Kupës në mesjavë. Spikat derbi i kryeqytetit, ja kur luhen ndeshjet çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 23:35

Superiorja i lë vendin Kupës në mesjavë. Spikat derbi i kryeqytetit, ja kur luhen ndeshjet çerekfinale

Kategoria Superiore mbyll të hënën javën e 17 të saj me sfidën mes Tiranës dhe Dinamos, për t’i lënë vendin dueleve të para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Një turne i cili ka një rëndësi të madhe për shumë klube që e shohin si rrugën më të shkurtër drejt Europës.

kupa

Ndeshjet janë ndarë në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten. Sfidat nisin të mërkurën, me dy duele që janë caktuar në orën !3:45. Flamurtari do të presë në Vlorë Vllazninë ndërsa Egnatia do të presë në Rrogozhinë ekipin e Laçit.

Ndërkohë, të enjten sfida e parë do të jetë ajo në Korçë ku Skënderbeu do të përballet me Teutën, kurse në orën 19:45, në kryeqytet do të luhet akti i parë i derbit mes Dinamos dhe Partizanit, dy ekipet për të cilat Kupa mund të jetë shpëtim i një sezoni.

NDESHJET

26.01.2022

Flamurtari-Vllaznia 13:45 (Vlorë)

Egnatia-Laçi 13:45 (Rrogozhinë)

27.01.2022

Skënderbeu-Teuta 16:45 (Korçë)

Dinamo-Partizani 19:45 (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"