Superiorja e sezonit të ri merr formë sot, njihuni me arbitrat e finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 15:28

Superiorja e sezonit të ri merr formë sot, njihuni me arbitrat e finales

Erzeni dhe Korabi do të luajnë sot finalen për një biletë për në Superiore. Dy skuadrat do të provojnë që të jenë mes më të mirave vitin e ardhshëm dhe në stadiumin “Niko Dovana”, do të përcaktohet skuadra që plotëson listën me 10 ekipe.

superiore (1)

Sa i përket gjykimit, Eldorjan Hamiti do të drejtojë takimin teksa do të ndihmohet nga Ani Koçiaj dhe Elvis Gjoka. Në sistemin VAR do të jetë Olsid Ferataj i ndihmuar nga Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt për këtë takim, është Dorjan Maletaj.

Takimi luhet në stadiumin “Niko Dovana” dhe fituesi luan sezonin e ardhshëm në Superiore e skuadra tjetër në Kategorinë e Parë. Në rast barazimi pas 90 minutave të kohës së rregullt, do të ketë kohë shtesë dy herë nga 15 minuta. Nëse edhe pas kohës shtesë do të ketë barazim, atëherë do të goditen nga 5 penallti për secilën skuadër.

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti

Asistent 1: Ani Koçiaj

Asistent 2: Elvis Gjoka

Arbiter i 4: Dorjan Maletaj

VAR: Olsid Ferataj

AVAR: Ridiger Çokaj

Delegat: Eduard Gjini

Vezhgues: Ilirjan Kristo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"