Teuta-kampione dimri, goleada të Skënderbeut e Flamurtarit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 17, 2011 | 12:01

Teuta-kampione dimri, goleada të Skënderbeut e Flamurtarit

Java e 12-të e superligës nisi dje, me ndeshjen Kastrioti-Kamza 3-2. Një 90-minutësh i ethshëm, sidomos në cerekorëshin e fundit, ku golat u shënuan sa në njërën portë, aq edhe në tjetrën. Madje kamzalinjtë realizuan dy herë brenda pak minutash, duke e kthyer fundin e sfidës në një makth për vendësit. Sidoqoftë, 3 pikët i takuan Kasriotit, ndërkohë që te Kamza rebelohet presidenti Naim Qarri. I cili, si masë të parë ka marrë përjashtimin e sulmuesit Ziambo, sepse ka zhgënyer në lojën e tij, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe stafin teknik për performancat e dobëta. E shtuna plotëson kuadrin e kësaj jave, me gjashtë ndeshje të tjera, që nisën të luhen nga ora 13:00. Vetëm njëra prej tyre, ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, fillon në orën 16:00.
Pogradeci-Teuta 1-2
Në Gjorgji Kycyku” u luajt një tjetër “akt” mes Pogradecit dhe Teutës kryesuese, por kësaj here për kampionat. Kanë triumfuar sërish miqtë, që kanë përmbysur golin e parë të Eminhazerit, falë Cotës dhe Osmanit, duke u shpalur kësisoji kampionë dimri. Nëse në mesjavë, “djemtë e detit” triumfuan me lëhtësi për kupë, me rezultatin 2-0, kësaj here kanë pasur tjetër lloj “pritjeje” nga liqenorët. Të cilët, pasi i kanë përqendruar të gjitha energjitë në kampionat, për të mos ikur shpejt nga Superiorja, në të cilën luajnë si debutues sivjet, e kanë vënë në vështirësi serioze Teutën. Sidoqoftë, skuadra e Hasan Likës, falë elementëve të spikatur që ka në gjirin e vet, ia ka dalë mbanë, teksa në pjesën e dytë ka arritur të superojë avantazhin e vendësve të pjesës së parë. Goli i fitores dhe i kuorës së dimrit për durrsakët është realizuar “in extremis” nga Tefik Osmani, në minutën e 89-të, me penallti. Presidenti i liqenoreve, kryebashkiaku i qytetit me te njejtin emer, Artan Shkembi, ka shfryre pas mbarimit te ndeshjes, duke i quajtur gjyqtaret “hajdute”, qe vjedhin djersen dhe punen e skuadrave, ne rastin konkret, sipas tij, te Pogradecit. Fjalën e ka pas për penalltinë e akorduar nga kryesori Enea Jorgji një minutë para mbarimit të lojës, e kthyer në gol nga korcari i Teutës, Osmani. Vendësit e kanë konstestuar fort këtë penallti dhe kanë kërkuar llogari tek gjyqtari nga elbasani, madje tifozët kanë hedhur edhe sende të forta drejt tij, por ndërhyrja e policisë ka qenë e shpejtë dhe ka qetësuar situatën. Kësisoji, me këtë sukses në një tjetër transfertë delikate, durrsakët, me një rekord tejet pozitiv në këto javë të fazës së parë, kanë dalë duarplot nga Pogradeci, duke mos i komplikuar gjërat dhe ruajtur diferencën që kishin me ndjekësen më të afërt të tyre, Tiranën, + 5 pikë.
Tirana-Laci 1-0
Bardheblutë prisnin në shtëpi Lacin e traumatizuar nga ajo që ndodhi në fundndeshjen me Kastriotin, para dy javësh. Dënimet e marra ndaj tyre nga Komisioni i Disiplinës duket se ishin kthyer në forcë për kurbinasit, nuk kishin ndikuar negativisht në aspektin psikologjik për ta, sepse e kanë bërë me zemër Tiranën dhe tifozët e saj. Deri në minutën e 78-të, Laci po e mbronte barazimin e bardhë të fillimit të lojës, por një gabim fatal i portierit Vashaku e ka ndihmuar të riun e bardhebluve, Morina, që të realizonte të vetmin gol të ndeshjes, që përkthehet në 3 pikë të arta për skuadrën e spanjollit Hulian Rubio. Bardhezinjtë, që drejtohen nga një ish-bardheblu 24 karatësh, si Nevil Dede, kanë zhvilluar një ndeshje gati të përkryer, duke qenë të brabartë me Tiranën e 24 titujve kampione mbi supe, por kësaj here janë ndëshkuar nga gabimi i portierit të tyre, se sa nga merita e kundershtarit, duke mos dalë te pakten me një barazim nga kjo transfertë kryqytetase.
Bylis-Tomori 4-2
Në Ballsh, Bylisi i trajnerit Sensoji ka kaluar p probleme Tomorin e “ringjallur” së fundi, që javën paraardhëse mundi Vllazninë dhe dukej se kishte oreks të mirë. Mallakastriotët, që luanin në fushën e tyre, dukeshin më të avantazhuar, cka ka rezultuar edhe në përfudnim të 90-minutave, sepse rezultati 4-2 e tregon qartë diferencën mes palëve. Ky ka qenë mes të tjerash edhe një ballafaqim mes ish-ësh, ndër të cilët bente pjese edhe trajneri i Tomorit, Eqerem Memushi, që e ka drejtuar Bylisin në të shkuarën dhe në filim të këtij edicioni, por vlonjati ka dalë i mundur nga Ballshi.
Apolonia-Skenderbeu 1-5
Skënderbeu kampion udhëtonte plot optimizëm drejt Fierit. Për t’u ndeshur në “Loni Papuciu” me Apoloninë vendase, në një krizë të plotë rezultatesh dhe me probleme të tjera përjashtimesh të lojtarëve. Me trajner të dënuar, Stavri Nicën, bardhejeshilët e Fierit kishin të shtunën një mision të vështirë, por edhe një rrugë të vetme, për të mos e parë veten në ekstremin fundor të klasifikimit. Që do të thotë se duhej të fitonin e të merrnin 3 pikët. Por nuk kishte si t’ua lejonte një gjë të tillë Skënderbeu. Korcarët kanë parë hesapet e tyre dhe, me qëllim që të mos distancoheshin më nga kreu, kanë marrë maksimumin. Plot 5 gola kanë realizuar kampionët e trajnerit Stanislav Levi, kundejt një goli të vetëm, të nderit, që kanë firmosur fierakët. Këta të fundit vijojnë të notojnë në ujëra të turbullta dhe tashmë janë në një krizë të plotë e të gjithanshme, e cila po i dërgon javë pas jave drejt kategorisë së parë, andej nga kanë ardhur. Edhe pse ka mjaft kohë e javë për t’u zhvilluar dhe gjërat mund të ndryshojnë për mirë.
Flamurtari-Shkumbini 5-0
Flamurtari, me trajner të ri, Shkëlqim Mucën, ka shpërthyer ndaj Shkumbinit. Kuqezinjtë nuk kanë pasur asnjë mëshirë ndaj Shkuminit, të cilin e kanë mposhtur thellë, me rezultatin 5-0. Ecuria e javëve të fundit të kuqezinjve në kampiont kishte lënë për të dëshiruar, ndaj u shkarkua edhe ish-trajneri Edmond Lutaj. Rezultuan tejet pozitive impulset që u ka dhënë Muca nënkampionëve të vendit, gjë të cilën e testoi dhe e provoi në kurrizin e vet Shkumbini. Vlen te theksohet se ne kete ndeshje jane realizuar dy dopieta per vlonjatet, nga ana e Prognit dhe e Lenes. Shkumbini udhëtonte drejt Vlorës me një moral të lartë, pasi kishte arkivuar dy fitore radhazi në dy jvët e fundit, ndaj dy kundërshtarëve tepër të fortë, ndaj Kastriotit në Krujë dhe ndaj Tiranës në Peqin, por përfundoi nga “parajsa” në “ferr”. “Shuplka” që mori në qytetin bregdetar ishte e rëndë dhe shkurajuese për të besuarit e trajnerit Kristaq Mile.
Vllaznia-Dinamo 2-1
Ndeshja permbyllese e javes se 12-te te superliges u luajt ne “Loro Borici”, duke nisur nga ora 16:00 dhe eshte fituar nga Vllaznia me rezultatin 2-1. Goli i pare i sfides ne fjale, per blute, eshte realizuar nga kavajasi Ariel Shtini, ne minuten e 44-t. Ndeshja, ne pjesen e pare eshte dominuar taktikisht nga Dinamo, nderkohe qe kuqeblute e Rudi Vates jane shfaqur konfuze dhe nuk e kane vene thuajse fare ne rrezik portierin e Dinamos, Osmani. Kryeqytetasit, ne 45 minutat e para kane pasur edhe disa raste te tjera per gola, kane goditur edhe tranversen e portierit malazez te Vllaznise, Vujadinovic. Ne minuten e 28-te, blute kane pretenduar edhe per nje penallti, teksa Shtini eshte penguar ne menyre te dyshimte ne zonen e rrepotesise se vendasve, por kryesori Emirion Sino nuk ka qene i ketij mendimi. Pjesa e dyte ka nisur me  ndryshime ne formacionin e kuqebluve, teksa trajneri Vata ka hedhur ne fushen e lojes Gentian Mucen ne vend te te riut Karakaci dhe Erkocevicin ne vend te Gjinit. Te blute, Hoti ka zene vendin e nje bashkelojtari tjeter, me nisjen e pjeses se dyte. Ne minuten e 49-te ka barazuar Vllaznia, me ane te Dritan Smajlit me koke. Nje krosim nga e majta, prej popovicit, ka gjetur te lire ne zonen mike lezhjanin kuqeblu, qe mbi te tjret, ka goditur sakte me koke dhe ka barazuar rezultatin. Ne minuten e 58-te eshte talenti Armando Vajushi, ai qe shenon golin e dyte per te tijte, duke kthyer ne epersi Vllaznine, qe ne pjesen e dyte ka vendosur diktatin mbi blute. loja ka vijuar te jete sipas muzikes se shkodraneve deri ne fund te saj, teksa ne fund gjyqtari Sino ka akorduar 5 minuta shtese, qe nuk kane sjelle ndonje ndryshim, por edhe dy kartone te kuq, njerin per Lalen e Dinamos dhe tjetrin per Vajushin e Vllaznise, pas nje perplasjeje “ferkimi” edhe fizik mes tyre.

Java e 12-të
16.12.2011, ora 13:00
KASTRIOTI – KAMZA    3-2  (1-0)
Shënues: Inkango 24′, 54′, Xhihani 79′ / Pema 86′ (pen), K.Dalipi 91′

17.12.2011, ora 13:00
POGRADECI – TEUTA    1-2
Shënues: Eminhazeri 17′ / Cota 65′, Osmani 89′ (pen)

TIRANA – LACI    1-0  (0-0)
Shënues: Morina 78′

BYLIS – TOMORI    4-2  (3-1)
Shënues: Teqja 13′, Korreshi 16′, 45′, Shoshi 71′ / K.Arbri 13′, Bakiu 88′

APOLONIA – SKENDERBEU  1-5  (0-3)
Shënues: Agastra 71′ / Muzaka 30′, Shkembi 39′ (pen), Tahirllari 45′, Bratic 55′, Ribeiro 79′

FLAMURTARI – SHKUMBINI    5-0  (4-0)
Shënues: Progni 5′, 29′, Lena 43′, 45′ (pen), Telushi 86′

ora 16:00
VLLAZNIA – DINAMO 
2-1   (0-1) 
Shënues: Smajli 49′, Vajushi 58′ / Shtini 44′

 





www.minuta90.com