Skënderbeu, triumf me… dhimbje, fitojnë ndaj Apolonisë me gol të Stojkov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2015 | 11:02

Skënderbeu, triumf me… dhimbje, fitojnë ndaj Apolonisë me gol të Stojkov

Untitled

APOLONIA SKËNDERBEU 0- 1
GOLAT Stojkov 27′
APOLONIA: Cakoviç, Nako, Atanda, Kaja, Idrizaj, Hysenshahaj, Gërxho (Xhorxheviç 57′), Dimo, Uzuni, Fili (Rajkoviç 69′), Ribaj. (në dispozicion: Miço, Adenkule, Balaj, Arapi, Broshka). Trajner: Artan Mërgjyshi
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Progni, Berisha (Sefa 90′), Stojkov (Alikaj 74′), Martins (Osmani 86′). (në dispozicion: Llapanji, Latifi, Lulaj, Kame). Trajner: Mirel Josa
KARTONË TË VERDHË: Xhorxheviç 66′ / Berisha 65′
KARTON I KUQ: Shkëmbi 70′
DELEGAT: Petrit Brahja (Tiranë);
VËZHGUES: Sokol Jareci (Tiranë)
GJYQTARET B.Pashaji, G.Qirici, D.Agaraj (Tiranë)

Skënderbeu i rikthehet fitores në transfertën e Fierit. Pas tri barazimeve radhazi (2 në ndeshjet e kampionatit dhe një në të kupës), kampionët në fuqi triumfuan dje minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ka mjaftuar një gol i sulmuesit maqedonas, Aco Stojkov, për ekipin e Mirel Josës. Korçarët humbën shumë raste, në një kohë që edhe fierakët i patën mundësitë për të barazuar. Pjesa e parë u dominua nga kampionët në fuqi, të cilët mund dhe duhet të kishin shënuar më shumë se një gol. Portieri Vilson Cakoviç shpë- toi skuadrën në shumë momente, por gjithsesi nuk kishte se çfarë t’i bënte aksionit të minutës së 27-të, kur Stojkov realizoi. Apolonia ka ndëshkuar vetveten, pasi goli i korçarëve ka ardhur pas një mosmarrëveshje në hyrje të zonës së mbrojtësve Kaja e Idrizaj.

Skënderbeu iu fal kualiteteve që ka dhe veçanërisht lojës nga krahët. Progni dhe Berisha kanë qenë në një formë të shkëlqyer, duke shërbyer pa fund për sulmuesit, por që deri në fund u shënua vetëm një gol. Loja mori rrjedhë tjetër, kur kapiteni Shkëmbi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të. Megjithatë, skuadra e Artan Mërgjyshit nuk pati as fat, por këtu meritë ka portieri Orges Shehi, i cili, në të paktën dy raste, evitoi gola të sigurt. Pjesa e parë Loja nis me një Apoloni të hedhur në sulm, por që harron se përballë ka një skuadër eksperte. Skënderbeu kupton lojën e vendësve dhe përdor kundërsulmet e shpejta, duke shfrytëzuar Berishën dhe Prognin nga krahët. Miqtë i afrohen golit me Martinsin e Lilajn, për të ardhur më pas te goli i avantazhit. Gafa e mbrojtësve fierakë shfrytëzohet në maksimum nga Progni, që shërben bukur për Stojkov, i cili nuk e ka të vështirë për të shënuar. Kur pritej reagimi i fierakëve, është sërish Skënderbeu që dikton në fushën e lojës. Stojkov ka dy mundësi të tjera shënimi, por Cakoviç bën mrekullinë. Mesfusha e Apolonisë nuk funksionon, teksa përpjekjet e Gërxhos dhe Dimos janë shumë pak për të dalë në sulm.

Nga ana tjetër, edhe Uzuni e Ribaj janë shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës. Korçarët kanë mundësi të mbyllin ndeshjen, por humbasin raste njëri pas tjetrit. Në këto kushte, 45 minutat e para mbyllen me rezultatin minimal 0-1.

Pjesa e dytë Skuadrat rifuten në fushë me të njëjtat formacione. Apolonia është më e karikuar dhe që në startin e së dytës për pak shënon. Një goditje me kokë e Uzunit brenda zone konfirmon se jo më kot Orges Shehi vlerësohet si një nga portierët më të mirë të kampionatit. Durrsaku i Skënderbeut eviton një gol të sigurt, në një kohë që për 10 minuta fierakët dominojnë, duke kryer goditje nga këndi radhazi dhe rrezikuar portën e miqve. Me kalimin e minutave loja ekuilibrohet dhe Skënderbeu përfiton shumë nga hapja e Apolonisë. Sulmuesi Martins ka dy mundësi të mira, por nuk arrin t’i shfrytëzojë.

Mërgjyshi bën ndryshimin e parë, duke nxjerrë Gërxhon dhe futur serbin Xhorxheviç. Në minutën e 59-të fut edhe sulmuesin Rajkoviç, i cili bëhet menjëherë protagonist. Ndaj serbit është kapiteni Shkëmbi që shkakton një faull dhe gjyqtari Pashaji i nxjerr menjëherë kartonin e kuq. Me 10 lojtarë për 20 minutat e mbetura të lojës bëhet e vështirë për korçarët. Josa merr masat, duke hedhur në fushë Alikajn, e më pas edhe Osmanin me Sefën. Rasti më i mirë për të barazuar shifrat i paraqitet Uzunit, por talenti beratas gabon përballë Shehit. As minutat shtesë nuk sjellin ndryshime dhe gjithçka mbyllet 0-1 për Skënderbeun. Apolonia pëson kështu humbjen e katërt radhazi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"