SUPERIORE/ Nga humbja e Tiranës tek golashënuesit, ja statistikat e javës së nëntë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 21:58

SUPERIORE/ Nga humbja e Tiranës tek golashënuesit, ja statistikat e javës së nëntë

Java e nëntë në Superiore prodhoi ndeshje mjaft emocionuese, ku u përmbyll faza e parë të kampionatit. Kukësi-Tirana ishte kryesfida e javës me skuadrën e Longos që  arriti të  fitonte në minutat e fundit me gol të Bashës.

abisnet superiore

Tirana që ndodhej në vendin e parë, humbi mundësinë që të shkëputej më  shumë nga rivalët dhe tani e sheh veten vetëm 3 pikë mbi Kukësin e vendit të dytë. Së shpejti do të nisë faza e dytë në një kampionat me shumë të papritura.

Më poshtë keni statistikat e javës së nëntë në Superiore.

Humbja e parë e Tiranës

0 – Nuk ka skuadra të pamposhtura në Superiore pas mbylljes së fazës së parë. Tirana, me disfatën që pësoi në Shkodër ndaj Kukësit, bëhet skuadra e fundit që e shijon humbjen e parë në kampionat.

Golashënuesit e fazës së parë

5 – Në përfundim të fazës së parë, Edi Basha i Kukësit dhe Taulant Seferi i Tiranës janë golashënuesit më të mirë të Superiores. Të dy sulmuesit kanë shënuar nga pesë gola në nëntë javët e para.

Të gjitha skuadrat shënuan

15 – Në javën e 9-të të Superiores u shënuan 15 gola. E veçanta ishte se në këtë javë të dhjetë skuadrat arritën ta gjenin të paktën një herë rrugën e rrjetës. Me këto 15 gola në total janë shënuar 117 gola në 45 ndeshje të luajtura në kampionat, me një mesatare 2.6 gola për ndeshje ose 13 gola për javë.

Kartonat e verdhë

16 – Në javën e fundit arbitrat e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 16 raste. Nga një karton i verdhë është dhënë në ndeshjen Teuta-Skënderbeu dhe Dinamo-Egnatia. Një karton i kuq u akordua në këtë javë, pikërisht për Didën e Kastriotit pas dy kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"