Superiore & Kupa e Shqipërisë / Zbardhet axhenda e ndeshjeve deri në fund të sezonit, ja kur do të luhet derbi Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2023 | 13:49

Superiore & Kupa e Shqipërisë / Zbardhet axhenda e ndeshjeve deri në fund të sezonit, ja kur do të luhet derbi Tirana-Partizani

Është përcaktuar tashmë kalendari i ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe Kupa e Shqipërisë deri në fund të sezonit 2022/2023.

superiore kupa e shqiperise

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet për javët e mbetura të kampionatit ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj, ndërsa në datën 10 maj do të luhen dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30 ndërsa derbi Tirana-Partizani do të startojë në orën 18:30.

Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me datat dhe oraret e javëve të mbetura të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë:

JAVA 32

EGNATIA – BYLIS 15:00 (06.05.2023)

KASTRIOTI – VLLAZNIA 15:00 (06.05.2023)

LAÇI – ERZENI 15:00 (07.05.2023)

PARTIZANI – KUKËSI 18:00 (07.05.2023)

TEUTA – TIRANA 18:00 (07.05.2023)

JAVA 33

KUKËSI – LAÇI 15:30 (17.05.2023)

ERZENI – BYLIS 15:30 (17.05.2023)

VLLAZNIA – TEUTA 15:30 (17.05.2023)

KASTRIOTI – EGNATIA 15:30 (17.05.2023)

TIRANA – PARTIZANI 18:30 (17.05.2023)

JAVA 34

EGNATIA – ERZENI 17:00 (21.05.2023)

BYLIS – KUKËSI 17:00 (21.05.2023)

LAÇI – TIRANA 17:00 (21.05.2023)

PARTIZANI – VLLAZNIA 17:00 (21.05.2023)

TEUTA – KASTRIOTI 17:00 (21.05.2023)

JAVA 35

KASTRIOTI – PARTIZANI 17:00 (25.05.2023)

VLLAZNIA – LAÇI 17:00 (25.05.2023)

TIRANA – BYLIS 17:00 (25.05.2023)

KUKËSI – ERZENI 17:00 (25.05.2023)

TEUTA – EGNATIA 17:00 (25.05.2023)

JAVA 36

EGNATIA – KUKËSI 17:00 (29.05.2023)

ERZENI – TIRANA 17:00 (29.05.2023)

BYLIS – VLLAZNIA 17:00 (29.05.2023)

LAÇI – KASTRIOTI 17:00 (29.05.2023)

PARTIZAJI – TEUTA 17:00 (29.05.2023)

KUPA E SHQIPËRISË / TURI GJYSMËFINAL

EGNATIA – VLLAZNIA 15:00 (10.05.2023)

TEUTA – TIRANA 18:00 (10.05.2023)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"