SUPERIORE/ Klubet e kryeqytetit kërkojnë fitoren, ndeshjet e para të javës së 20-të luhen për Europën dhe titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 8:20

SUPERIORE/ Klubet e kryeqytetit kërkojnë fitoren, ndeshjet e para të javës së 20-të luhen për Europën dhe titullin

“Abissnet Superiore” është rikthyer këtë të hënë, me dy sfida hapëse, ku katër skuadra luajnë për titullin dhe Europën.

superiore (1)

Në orën 13:00, Egnatia pret Tiranën. Rrogozhinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe mos të humbasin më shumë terren në garën për Europën. Nga ana tjetër, bardheblutë duan të lënë pas atë disfatë me Kukësin javën e kaluar dhe të ruajë kreun e renditjes.

Në orën 19:00, Partizani pret në shtëpi Laçin. Të kuqtë nuk fitojnë prej katër ndeshjesh në kampionat dhe për këtë arsye nuk do të kërkojnë të hedhin më hapa fals. Sa i përket kurbinasve, ata tashmë janë futur në “vallen” e Europës dhe për këtë arsye duan që të kenë akoma vazhdimësi.

NDESHJET:

EGNATIA – TIRANA 13:00

PARTIZANI – LAÇI 19:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"