SUPERIORE/ Kastrioti sfidon Kukësin për mbijetesën, Partizani kërkon daljen nga kriza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 8:28

SUPERIORE/ Kastrioti sfidon Kukësin për mbijetesën, Partizani kërkon daljen nga kriza

“Abissnet Superiore” ka zhvilluar ditën e djeshme 3 takime të javës së 3-0, ndërkohë që sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave ku në luftë është titulli kampion dhe mbijetesa.

superiore-1

Në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 15:00, Kastrioti do të presë Kukësin. Skuadra krutane që renditet në vendin e fundit, ende shpreson te mbijetesa dhe synon një rezultat pozitiv, ndërkohë që Kukësi kërkon t’i largohet zonës së ftohtë, pasi aktualisht renditen në vendin e 8 dhe një fitore, do t’i ngjiste në vendin e 6.

Në orën 18:00, Partizani do të presë në kryeqytet skuadrën e Bylisit. Pas fitores së Tiranës me Vllazninë, të kuqtë janë të detyruar të fitojnë për të mos lejuar që bardheblutë të shkëputen më shumë në krye pasi diferenca aktualisht është 8 pikë. Sakaq, Bylis ka kërkon një biletë për të qëndruar mes më të mirave, duke qenë se e sheh veten në vendin e parafundit, me 3 pikë më pak se Kukësi. Në dy ndeshjet e fundit, të kuqtë kanë barazuar ndaj Egnatias dhe kanë humbur ndaj Laçit, teksa ndaj ballshiotëve duhet të lënë pas këtë moment të vështirë.

NDESHJET:

15:00 Kastrioti – Kukësi (Elbasan Arena)
18:00 Partizani – Bylis  (Stadiumi Partizani)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"