SUPERIORE, JAVA 8/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 23:22

SUPERIORE, JAVA 8/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së tetë. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – FRANKO LERDA

Triumfi i Partizanit ndaj Vllaznisë ishte një ndeshje e fituar edhe nga Franko Lerda në duelin me kolegun e tij Mirsad Jonuz. Italiani fitoi taktikisht ndaj boshnjakut, duke e befasuar me lëvizjet në pjesën e dytë. Aktivizimi i Idrizajt në të djathtë të mbrojtjes e më pas spostimi i Malës në krahët e sulmit, por gjithashtu futja në fushë e Asanit dhe Bardhit e bëri Partizanin shumë më të rrezikshëm.

franko lerda

FORMACIONI MË I DOBËT

11

TRAJNERI MË I DOBËT – MIRSAD JONUZ

Kishte përgatitur një surprizë ndaj Partizanit, por Mirsad Jonuz vlerësohet si trajneri më i dobët i javës. Deri në minutat shtesë Vllaznia e tij kishte merituar barazimin 1- 1, por u shpërbë në vetëm 120 sekonda, duke pësuar dy herë. Lëvizjet e trajnerit kuqeblu në pjesën e dytë nuk rezultuan efikase, veçanërisht me ndryshimin e krahut të Gurishtës. Partizani e goditi pikërisht nga krahët.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"