SUPERIORE, JAVA 3/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 22:48

SUPERIORE, JAVA 3/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

VLERËSIM I PANORAMA SPORT

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së tretë, dhe “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

 

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – ARMANDO CUNGU

Udhëhoqi Kukësin në një ndeshje shumë delikate, ku humbja nuk pranohej, pasi kriza do të thellohej dhe për më tepër do të dukej e papranueshme që në tri ndeshje ekipi të kishte vetëm një pikë. Mirëpo, Kukësi i drejtuar nga trajneri shkodran e zgjidhi më së miri ndaj Tiranës, duke e nisur me gol dhe menaxhuar gati në perfeksion avantazhin. Notë maksimale edhe për trajnerin e Flamurtarit, Ilir Daja.

armando cungu

FORMACIONI MË I DOBËT 

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT – ZE MARIA

Pa nisur mirë kampionati, Ze Maria e shihte Tiranën për titull, ndërsa pas humbjes së parë ndaj Kamzës, theksoi se ekipi i vërtetë do të shihej kur të kalojnë tri ndeshje. Mirëpo, në takimin ku bardheblutë duhet të tregonin dhëmbët, u zbehën aq shumë, saqë as fakti që luhej në fushë neutrale nuk i ndihmoi. Gafa pa fund në mbrojtje dhe një skuadër naive që nuk di se çfarë kërkon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"