SUPERIORE, JAVA 14/ Njihuni me formacionin më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 23:42

SUPERIORE, JAVA 14/ Njihuni me formacionin më të mirë e më të dobët

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 14-të. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

rwa

TRAJNERI MË I MIRË – VELJKO DOVEDAN

Pas dy humbjeve radhazi u krijuan shumë pikëpyetje për Bylisin, por prova e forcës ishte pikërisht ndaj Partizanit, aty ku trajneri Veljko Dovedan, i “çarmatosi” të kuqtë.

dovedan

Presing asfiksues dhe luftë për çdo top. Boshnjaku është pa dyshim trajneri më i mirë i javës së 14- të, pasi Bylisi i tij mundi kampionët në fuqi, duke merituar suksesin me lojën që zhvilloi dhe mbi të gjitha për taktikën që ndoqi.

FORMACIONI MË I DOBËT

rqw

TRAJNERI MË I DOBËT  – JORGOS MARANTAS

Për Luftëtarin ishte ndeshja e jetës, por trajneri grek rrezikoi shumë pak për të goditur Vllazninë. E nisi lojën pa një pikë referimi në ofensivë, ndërsa në stol mbajti thuajse të gjithë lojtarët që kanë potencial sulmues dhe mund të ndihmojnë skuadrën. Lënia e tri pikëve me Vllazninë në shtëpi e bën Marantas trajnerin më të dobët të javës, nisur edhe nga fakti se nuk shmangu të paktën as humbjen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"