SUPERIORE, JAVA 12/ Njihuni me formacionin më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 23:28

SUPERIORE, JAVA 12/ Njihuni me formacionin më të mirë e më të dobët

Kategoria Superiore luajti fundjavën që lamë pas ndeshjet e javës së 12-të. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

Capture

TRAJNERI MË I MIRË – ILIR DAJA

Një trajner me eksperiencë e di mirë se sa e vështirë është të ringrihesh në një situatë si ajo e Skënderbeut. Ilir Daja meriton të jetë trajneri më i mirë i javës, edhe pse skuadra e tij e bëri me zemër në Ballsh. Mënyra se si e vendosi ekipin dhe spostimi i Dejvi Bregut në krahun e djathtë i dhanë të drejtë. Tri pikë të arta në momentin më delikat për korçarët, duke i dhënë qetësi skuadrës.

daja

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture1

TRAJNERI MË I DOBËT – VELJKO DOVEDAN

Trajneri boshnjak i Bylisit, Veljko Dovedan, është më i dobëti i javës së 12-të. Skuadra e tij e kishte ndeshjen në dorë, por iu fut një aventure që nga 2-1 në favor, kur kishin mbetur pak minuta lojë, nuk mori dot asnjë pikë. Një barazim ndaj Skënderbeut do të ishte i pranueshëm, por taktika e Dovedanit për të sulmuar me shumë forca kur shifrat ishin 2-2, thjesht u kushtoi ballshiotëve humbjen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"