Supergoli i Imerit thyen Vllazninë, Kamza ngjitet në vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 14:10

Supergoli i Imerit thyen Vllazninë, Kamza ngjitet në vendin e katërt

Kamza ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur në shtëpi Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.

kamza vllaznia

Të besuarit e Ramadan Ndreut arritën ta zhbllokonin rezultatin vetëm në minutën e 86 me anë të një supergoli të Imerit i cili realizoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës.

Pas këtij takimi, Kamza ngjitet në vendin e 4-t me 9 pikë, ndërsa Vllaznia qëndron në vendin e 8 me 5 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+2′ Mbyllet ndeshja.

90′ Ymeri ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Kamza kalon në avantazh me anë të Imerit i cili realizon me anë të një goditjeje të fortë nga jashtë zonës..

82′ Kamza kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Rezi, në fushë Imeri.

72′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bardulla, në fushë Tafili.

71′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë.

65′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Ribaj, në fushë Kruja.

58′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Vucaj, në fushë Hasani.

55′ Kamza kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Mumajesi, në fushë Mehmeti.

50′ Kamza kryen zëvendësimin e parë. Largohet Zefi, në fushë Ymeri.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

25′ Neziri ndëshkohet me karton të verdhë.

19′ Bardulla tenton me një goditje nga larg dhe topi ndalet nga traversa duke u kthyer në lojë. Aty godet me kokë Kalaja, por pa gjetur kuadratin duke e nxjerrë jashtë.

7′ Kalaja driblon disa kundërshtarë dhe tenton portën pasi futet në zonë, por topi shkon jashtë mbi traversë.

5′ Idrizaj tenton me një goditje diagonale, por pret Sherri.

1′ Fillon ndeshja.

KAMZA – VLLAZNIA 1-0
Imeri 86′

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Frashëri, Lelis, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi (Ymeri 50′), Rezi (Imeri 82′), Mumajesi (Mehmeti 55′), Raçiç
Trajner: Ramadan Ndreu

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi, Vucaj (Hasani 58′), Bardulla (Tafili 72′), Kalaja, Lika, Ribaj (Kruja 65′)
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Andi Koçi

KV: Neziri 25′, Mehmeti 71′, Ymeri 90′ / Krymi 68′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"