Supergoli i Çyrbjas mposht Vllazninë, Teuta kryeson kampionatin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 20:10

Supergoli i Çyrbjas mposht Vllazninë, Teuta kryeson kampionatin (VIDEO)

Teuta është larguar me fitore nga “Loro Boriçi” duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vlefshëm për javën e dytë të Superiores. Shkodranët edhe pse luanin në shtëpinë e tyre dhe kishin mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh, nuk arritën të marrin një tjetër rezultat pozitiv pas fitores ndaj Lushnjës në javën e parë.

vllaznia teuta

Pjesa e parë prodhoi një lojë mjaft të qetë, pa emocione dhe pa raste. Ndërkohë në pjesën e dytë diferencën e bëri një supergol i Arbër Çyrbjas në minutën e 70. Në minutën e 81-të Gilman Lika tronditi traversën pas një goditjeje dënimi.

Pas këtij takimi, Teuta numëron 6 pikë të plota duke marrë kryesimin e kampionatit, ndërkohë që Vllaznia mbetet me 3 pikë në vendin e 4-t.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon ndeshja.

90+2′ Çyrbja futet në zonë nga e djathta dhe tenton portën, por topi pritet nga Selimaj.

88′ Teuta kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Dosti, në fushë Shehaj.

86′ Olausina ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

83′ Teuta kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osemene, në fushë Shkalla.

81′ Lika ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi ndalet në tranversë.

78′ Bardulla ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

73′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Krymi, në fushë Ribaj.

71′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë.

cyrbja

70′ Teuta kalon në avantazh. Çyrbja merr një pasim të mirë në pozicion qëndror në hyrje të zonës dhe pasi driblon Gurishtën, godet drejt portës duke e çuar topin në rrjetë.

62′ Lika tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga Kastrati në goditje këndi.

61′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Kruja, në fushë Çinari.

59′ Teuta kryen zëvendësimin e parë. Largohet Dediç, në fushë Latif.

53′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Vucaj, në fushë Bardulla.

49′ Osemene tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Teuta luan topin e parë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë.

41′ Dediç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

38′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

28′ Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë sepse u fut në fushë pa lejen e gjyqtarit kryesor.

28′ Vucaj tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë.

22′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

14′ Lena tenton me një gjuajtje nga larg, por topi devijohet në goditje këndi.

10′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

5′ Kruja tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Vllaznia luan topin e parë.

LIVE | VLLAZNIA – TEUTA 0-1
Çyrbja 70′

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi (Ribaj 73′), Hasani, Kruja (Çinari 61′), Lika, Vucaj (Bardulla 53′), Atsina
Trajner: Armando Cungu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Hrkaç, Sykaj, Beqja, Hila, Lena, Çyrbja, Dosti (Shehaj 88′), Dediç (Latif 59′), Osemene (Shkalla 83′)
Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Emirjon Sino

KV: Krymi 71′, Bardulla 78′ / Çyrbja 28′, Dediç 41′, Olausina 86′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"