“Supergolat Mara i ka në repertorin e tij”, Ahmataj: Ndonjëherë djemtë e mirë sfumohen, Uendi të jetë më kërkues
Trajneri i Skënderbeut Julian Ahmataj vlerësoi maksimalisht lojtarin e tij Uerdi Marën, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm sot ndaj Laçit, takim që përfundoi 1-1. Për “Gol pas goli” në “Supersport”, Ahmataj shpjegoi se skuadra rrezikoi në fund pasi lodhja fizike e disa futbollistëve e detyroi të aktivizonte sulmues, ç’ka ndikoi në fazën mbrojtëse.
“Kemi përdour dy module, një rreshtim me 4 dhe një 5 lojtarë në prapavijë. Skema varet nga kundërshtari,nga mënyra si duhet të sulmosh dhe mbrohesh. Kjo të bën më shumë kreativ për të mundur kundërshtarin. Neglizhencat na krijohen nga ndryshimet e rreshtimeve, sesa sjellja e lojtarëve.
Është një moment nervozizmi. Kur kalon kundërshtari kalon në tranzicion të shpejtë pas një faulli, e irriton më shumë stolin që jemi më të kujdesshëm. Po ta shikosh, Berisha nuk bën faull fare, lotjari kundërshtar e prek me dorë.
Markimi i Mazrekajt – Patëm disa ndërrime të detyruara prej bllokimit të muskujve të lojtarëve. Nuk kishim alternativat e duhura në minutat e fundi, prandaj futëm më shumë sulmues, mbrojtja bëhet e brishtë në momentin kur fut më shumë lojtarë sulmues.
Uendi Mara – Mara është një lojtar inteligjent, duhet të luajë në linjën e parë ose të dytë të sulmit, mund të aktivizohet shumë mirë para mbrojtjes, di t’i ndajë shumë mirë gjërat. Vjet ka pasur shumë pak minuta, prandaj duhet të luajë më shumë. Ka për të punuar më shumë. Supergolat i ka në repertorin e tij. Është djalë i mirë, por djemtë e mirë ndonjëherë bëhen më të mirë dhe sfumohen duhet të jenë më kërkues”, deklaroi Ahmataj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"