Supergol në ndeshjen e 100-të, Limaj: Ato ndaj Tiranës ishin pikë të rënda, të fitojmë çdo sfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 17:19

Supergol në ndeshjen e 100-të, Limaj: Ato ndaj Tiranës ishin pikë të rënda, të fitojmë çdo sfidë

Vesel Limaj në ndeshjen e 100-të me Kukësin ia doli që të shënonte një gol të bukur. Paçka se sfidën e nisi nga stoli, lojtari i verilindorëve shënoi një supergol. Nuk është i pari i tij. Për “Panorama Sport”, mesfushori i Kukësit tha se e rëndësishme është fitorja e skuadrës sesa goli i ti.

limaj

“Ishte një ditë shumë e mirë për ne. E dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse terreni nuk ishte nga ata që të linte të luaje. Ishin pikë të rënda që morëm në Tiranë”, tha në fillim Limaj. Veseli foli edhe për golat e bukur që janë të shumtë në repertorin e tij.

“Golat e bukur? Për mua nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të shënoj dhe skuadra të fitojë, kjo është ajo që dua”, vazhdoi më tej. Po cili është objektivi real i Kukësit këtë sezon? U nis si pretendente për titull dhe tani skuadra është shumë larg vendit të parë. “Të shohim në fund, por ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Të fitojmë çdo takim dhe më pas të shohim se ku do të arrijmë”, mbylli lojtari i Kukësit që shënoi golin e dytë në sfidën me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"