Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 11:12

Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Me merkaton që pritet të nisë, Mino Raiola do të ketë edhe shqetësime jashtë sferës ku ushtron zanatin e tij. Në fakt, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, prokuroria e federatës ka hapur një hetim për menaxherin e fuqishëm. Objekt i akuzës janë shkeljet e përsëritura të tij të kodit sportiv.

Raiola
Raiola shpesh ka përdorur tone dhe fjalor të papranueshëm drejtuar sportit italian. Përveç këtij aspekti, bëhet e ditur se njëkohësisht Zyra e Tatimeve holandeze do të hetojë edhe vendbanimin e menaxherit në trevjeçarin 2014-2017, çështje për të cilën ka kërkuar nga Policia Financiare Italiane taksat e paguara nga Raiola në tri vitet e sipërpërmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"