Super Xhejms, Agostineli e nis me humbje aventurën te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2016 | 13:12

Super Xhejms, Agostineli e nis me humbje aventurën te Partizani

Laçi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Laci gezon fitoren ndaj VllazniseTrajneri i të kuqëve, Andrea Agostineli nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te ekipi i Partizanit. Skuadra e tij është mundur sot 2-0 nga Laçi duke pakësuar shpresat për një kualifikim.

Një ndeshje e bukur dhe me ritëm mjaft të lartë. Nigeriani Xhejms Adeni ka shkëlqyer në këtë sfidë duke realizuar dy gola dhe duke qenë padyshim më i miri në fushë. partizani ka pasur paqartësi në lojën e tij duke shpërdoruar goxha raste.

Stavri Nica rikthehet me fitore në stolin kurbinas dhe tashmë është shumë pranë kualifikimit pasi shkon në ndeshjen e kthimit me një rezultat të favorshëm

Laçi ­ Partizani 2-0
Golat: Xhejms: 49′ 55′
Laçi: Vujadinoviç, Doku, Buljan, Sheta, Cela, Gocaj, Zefi, Veliaj, Nimani, Cetkoviç, Adeniyi Trajner: Stavri Nica
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Bicaj, Ibrahimi, Robles , Felipe, Daja, Trashi, Fazliu, Mazrekaj, Trajner: Andrea Agostineli
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Renato Malaj, Kreshnik Cjapi

MINUTAT:
Mbyllet sfida, Laçi-Partizani 2-0
85′ Laçi kthehet në mbrojtje dhe administron rezultatin.
77′ Karton i dytë i verdhë për Celën, kurbinasit me 10 lojtarë.
73′ Goditje dënimi për Partizanin, krosim drejt zonës, Vatnikaj godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.
71′ Pranë golit të tretë Laçi, Cetkoviç driblon bukur disa lojtarë të Partizanit, godet nga distanca, por topi kalon ngjtur me shtylën pingule të mbrojtur nga Hoxha.
65′ GOOOL LACI, sërish Xhejms. Cetkoviç pason te nigeriani që merr bukur topin dhe avancon drejt zonës, shkon në hyrje të saj she ashtu si te goli i parë godet bukur me të djathtën, në cep të portës duke shënuar edhe golin e dytë.
60′ Laçi kthehet mbrapa duke administruar loojën, Partizani fillon sulmet e njëpasnjëshme duke tentuar golin e barazimit
55′ Trashi provon nga distanca, por pret në pozicion Vujadinoviç.
54′ Zëvendësim te Partizani, largohet Fazliu, në fushë Vatnikaj.
49′ GOOOL LACI, shënon Xhejms. Nigeriani përfiton nga një gabim në mesfushë dhe rrëmben topin duke dalë i lirë në kufijtë e zonës, godet bukur me të djathtën duke mposhtur Alban Hoxhën. Në avantazh kurbinasit.
47′ Trashi insiston në krahun e majtë, provon goditjen, por rivënie vetëm fundore.
Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Partizani 0-0
40′ Ndeshja luhet në mesfushë, nuk mungojnë përplasjet e forta fizike.
33′ Pranë golit Partizani, kombinime të bukura nga krahu i majtë, Trashi godet fort, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
28′ Bie disi ritmi i lojës, mungojnë rastet dhe ka përplasje të forta mes futbollistëve.
20′ Partizani mbetet përpara, Fazliu kroson rrezikshëm drejt zonës, por nuk është askush për ta shfrytëzuar.
15′ Ndërhyrje e ashpër e Trashit ndaj Shetës dhe mesfushori i Partizanit ndëshkohet me karton të verdhë.
12′ Cetkoviç provon me të djathtën nga distanca, por e lehtë dhe kontrollon gjithçka Alban Hoxha.
09′ Pranë golit Partizani, krosim i gjatë nga e majta, largojnë për një moment mbrojtësit e Laçit, por topi shkon te Daja i cili gjendet në kufijtë e zonës, godet fort nga një pozicion ballor, por Vujadinoviç bën mrekullinë duke e grushtuar topin. Insistojnë sërish të kuqtë, por mbyllin rrezikin mbrojtësit kurbinas.
07′ Kundërpërgjigjet Laçi, Gocaj kroson drejt zonës nga e djathta, topi në rrëmujë, Nimani godet tokazi me të majtën, por pret në pozicion Alban Hoxha.
05′ Goditje dënimi për Partizanin në krahun e djathtë, Trashi kroson drejt zonës, por largojnë goditje kendi mbrojtësit e Laçit. Mbetet përpara Partizani.
02′ Partizani e nis vrullshshëm dhe del menjëherë përpara duke u treguar agresiv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"