Super Uzuni mahnit Hungarinë, barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:37

Super Uzuni mahnit Hungarinë, barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Myrto Uzuni është kthyer sot në personazhin kryesor në futbollin hungarez, pasi paraqitja e tij e rrallë me 6 gola të shënuar në Kupën e Hungarisë, e ka bërë atë protagonistin absolut të suksesit 9-0 të Ferencvaroshit. Shifra të rralla, edhe për një klub i cili ka shkruar historinë e futbollit në Hungari e Europa me emra legjendarë në përbërjen e tij.

uzuni

Kështu, rezulton se Uzuni është lojtari i parë që shënon 6 gola në një ndeshje zyrtare me fanellën e Ferencvarosh që kur legjenda Florian Albert ishte pjesë e kësaj skuadre. Albert, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1967, shënonte për herë të fundit 6 gola në një ndeshje zyrtare në dhjetorin e vitit 1960 ndaj Debreçenit.

florian albert

Pas atij që mori nofkën “Perandori” nga tifozët e Ferencvarosh, askush tjetër nuk ka arritur të shënojë 6 herë në një ndeshje zyrtare, derisa ia doli Uzuni në ndeshjen e Kupës. Një arritje e jashtëzakonshme për Uzunin, që sheh emrin e tij të renditet përkrah kësaj legjende të futbollit botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"