Super Liga/ Federatat bllokadë Realit dhe Juves: Nuk do ta lejojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 22:44

Super Liga/ Federatat bllokadë Realit dhe Juves: Nuk do ta lejojmë

Superliga Europiane është krijuar zyrtarisht dhe nuk mungojnë as deklaratat thumbuese dhe denigruese ndaj krijuesve dhe klubeve që do të marrin pjesë. Një ndër to është dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Havier Tebas i cili me anë të një komunikate deklaron se janë egoistë dhe kanë mungesë solidariteti.

TEBAS

Bajern Mynih do të ishte lënë jashtë kësaj nënshkrimi të Superligës. CEO i Bundesligës, Kristian Seifert, shprehu mendimin e tij për lajmet që kanë dalë të dielën në mbrëmje: “Federata Gjermane e Futbollit hedh poshtë çdo koncept të një Super Lige Europiane. Interesat ekonomike të disa klubeve kryesore në Angli, Itali dhe Spanjë bëjnë jo duhet të çojë në heqjen e strukturave të vendosura në të gjithë futbollin evropian.

seifert

Në veçanti, do të ishte e papërgjegjshme të dëmtosh në mënyrë të pakthyeshme ligat kombëtare si themeli i futbollit profesional europian në këtë mënyrë. Prandaj, unë mbështes shprehimisht deklaratën e përbashkët të UEFA-s me ligat dhe shoqatat kombëtare të Anglisë, Italisë dhe Spanjës.”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/krijohet-superliga-europiane-reagon-anjeli-jemi-mbledhur-ne-nje-moment-kritik-per-te-transformuar/

http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-klubet-e-medha-krijojne-super-ligen-europiane-ja-12-skuadrat-qe-marrin-pjese1/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"