Super goditje për Partizanin, “rrëmben” një sllovake për të tentuar grupet e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2019 | 16:43

Super goditje për Partizanin, “rrëmben” një sllovake për të tentuar grupet e Champions-it

Romana Hudekova! Është ky përforcimi i parë i kampioneve të Shqipërisë në volejboll për femra, Partizanit, që tashmë përgatitet të marrë pjesë dhe në Ligën e Kampioneve të rrjetës, ndërsa do të gjejë veten përballë kundërshtareve boshnjake të Jedinstvo Brcko.

VOLEJBAL: Slávia EU - FTVŠ UK

Hudekova, e datëlindjes 21 shtator 1993, do të sjellë shumë eksperiencë ndërkombëtare në radhët e të kuqve, ndërsa një ndër karakteristikat e saj më të forta është pasimi në diagonale, por edhe një bllokuese shumë e mirë. Nëse hymë paksa në statistikat e kësaj volejbollisteje, sllovakja është e gjatë 180 centimetra, por ofron një prekje në lartësi prej 311 centimetrash, ndërsa në bllok arrin 295 centimetra. Eksperienca e saj e fundit, përpara se të pranonte transferimin në Shqipëri, ka qenë në Bratislavë, në radhët e skuadrës së Strabag VC FTVS UK.

maxresdefault

Sigurisht që për Partizanin e femrave ky është një investim shumë serioz, teksa media e vendlindjes së saj saktëson se ajo ka qenë edhe lojtarja më e mirë e sezonit 2018-2019, pas votimit të tifozëve të Strabagut, duke shkëlqyer si në kampionatin vendës, ashtu sikurse në Kupat e ndryshme të kontinentit, por edhe me përfaqësuesen e Sllovakisë. Burime pranë klubit të Partizanit theksojnë se Hudekova do të prezantohet më 1 gusht, datë e cila përkon edhe me grumbullimin e skuadrës.

partiii

Kjo lëvizje përkon edhe me faktin se në orët e fundit raportohet se edhe rivalet e Partizanit në “Champions League”, Jedinstvo Brcko, po bëjnë një merkato të rëndësishme, ku një ndër blerjet e fundit është Andelka Radishkoviç. Skuadra boshnjake nuk do të jetë një kockë e lehtë për t’u kaluar nga skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Tarja, pasi ato numërojnë 13 tituj kampionë në Bosnjë-Hercegovinë dhe 11 kupa. Prandaj, nëse Partizani i femrave në volejboll kërkon që të synojë grupet e Ligës së Kampioneve, duhet të jetë gati dhe i përgatitur për ta kaluar këtë pengesë të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"