“Suning” mund t’ia arrijë me shifra të frikshme, ja përse transferimi i Mesit te Interi është më shumë se një ide

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:31

“Suning” mund t’ia arrijë me shifra të frikshme, ja përse transferimi i Mesit te Interi është më shumë se një ide

Po a është vërtet Lionel Mesi një ëndërr e realizueshme për Interin? Ka shumë faktorë në gjendje për të shuar që në start këtë ëndërr të popullit zikaltër, duke nisur nga ish-presdenti Masimo Morati që e shprehu së fundmi në një intervistë. E megjithatë, mundësitë për të transferuar në Milano numrin 10 të Barcelonës ekzistojnë.Messi

Në nivel ekonimik, Interi ka fuqinë dhe hapësirën për të blerë futbollistin më të fortë të planetit, pavarësisht se kostot janë të pamundura për pjesën më të madhe të skuadrave europiane.

PAGA – Sipas raportimit të mediave italiane, në fakt, Mesi (që në fund të sezonit mund të lirohet me kosto zero falë një klauzolë të pranishme në kontratën e tij) përfiton rreth 60 milionë euro bruto. Ndërsa në Itali, për t’i garantuar lojtarit 30 milionët neto, Interi do duhet të paguante 45 milionë bruto. Një shifër normalisht jo e vogël, por brenda mundësive të zikaltërve.

Edhe pse, duke llogaritur shpenzimet për pagat e sezonit 2018-’19 (192 milionë, edhe pse 200 milionët pritet të kalohen lehtësisht pas afrimeve të Kontes, Lukakut dhe Godinit) dhe arkëtimet (417 milionë), Interi është shumë poshtë 70%, kufirit limit të pagave në raport me xhiron të përcaktuar nga UEFA për rregulalt e “Fair Play Financiar”.mesi

Edhe nëse argjentinasi do të blihej, tavani i pagave të Interit do të arrinte kuotën 250-260 milionë euro, pra brenda limiteve. Pa harruar që sipas kontratës dhe rregullave grupi investitor “Suning”, përtej 417 milionëve, mund të sigurojë edhe 120 të tjerë nga sponsrët. Ja përse Morati në fund nuk e ka gabim: “Mesi tek Interi është më shumë se një ide”.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"