“Sunday League Tirana”, Prestige triumfon 3-0 dhe hipotekon gjysmë-finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2020 | 8:31

“Sunday League Tirana”, Prestige triumfon 3-0 dhe hipotekon gjysmë-finalen

Kampionati i futbollit “Sunday League Tira na” tashmë është futur në fazën e tij me të nxehtë, pasi dje kanë ngritur siparin edhe ndeshjet çerekfinale. Në një atmosferë mjaft të bukur në kompleksin “Football Republic” dhe me prani të qindra tifozëve dje u zhvillua sfida e parë ndërmjet Prestige dhe Bio Ju, takim që u drejtua nga ishgjyqtari ndërkombëtar Lorenc Jemini. Prestige në drejtimin e trajnerit Fatmir Hysenbelliu mori një fitore të merituar me rezultatin 3-0, duke hedhur tashmë një këmbë në gjysmëfinale. Skuadra Bio Ju mundi të rezistojë vetëm në pjesën e parë, për t’u dorëzuar më pas në të dytën.prestige

Ndeshja

Sfida nis menjëherë vrullshëm për Prestige, që e zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare, duke krijuar raste të shumta. Sulmuesit Moçka dhe Shima shpërdorojnë shumë, ndërsa portieri i Bio Ju bëhet hero, duke shpëtuar disa gola të sigurt. Në këtë fraksion loje Prestige është pa fat, pasi godet gjithashtu një shtyllë dhe një traversë. Kështu, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. 30-minutëshi i dytë i takimit starton me një rast të pastër për skuadrën Bio Ju, por portieri i Prestige, Myrtaj, shpëton portën nga goli.

Në të 36-ën Moçka depërton bukur nga krahu i djathë, por pengohet në zonë. Për gjyqtarin Jemini, nuk ka asnjë dyshim. Është penallti. Nga pika e bardhë godet saktë Shima dhe kalon skuadrën Prestige në avantazh. Bio Ju hidhet në sulm për të tentuar barazimin, duke lënë hapësira në prapavijë, ku Shima ka mundësinë më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por pasi shmang portierin nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat. Atë që nuk e bën Shima, e bën më së miri Biba. Ky i fundit vetëm dy minuta pasi është futur në lojë, i jep avantazhin e dyfishtë skuadrës Prestige, duke shfrytëzuar më së miri një asist në shtyllën e dytë të dhënë nga Moçka në të 50- ën.hysenbelliu

Mërtiri nga një distancë e afërt vulos fitoren 3-0 të skuadrës Prestige. Të martën e ardhshme do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit, por duke parë diferencat në fushë, Prestige thuajse e ka hipotekuar kualifikimin për në gjysmëfinale. Kështu, Prestige, pasi ka dominuar për dy vite me radhë kampionatin e minifutbollit, ku është shpallur dy herë radhazi kampion duke u paraqitur mjaft mirë edhe në Champions, po shkëlqen edhe në kampionatin me 9 lojtarë. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen edhe sfidat e tjera gjysmëfinale, ndërsa takimet e kthimit do të mbahen javën e ardhshme.

KHJ

 

gj

hjklj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"