“SUNDAY LEAGUE TIRANA”/ Prestige e kthen në festë, mposht Roamelin në kryendeshjen e javës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 23:56

“SUNDAY LEAGUE TIRANA”/ Prestige e kthen në festë, mposht Roamelin në kryendeshjen e javës (VIDEO)

Prestige konfirmohet si skuadra e pathyeshme e kampionatit të futbollit me 9 lojtarë “Sunday League Tirana”. Kampionët në fuqi vijojnë të bindin me lojë dhe rezultate, duke fituar edhe kryendeshjen e javës së katërt përballë Roamel me rezultatin 1-0, sfidë mes dy ekipeve me pikë të plota në grupin B.

122462140_365632781307397_7465761633644342225_n

Ndeshja e zhvilluar në kompleksin “Football Relublic” e arbitruar nga gjyqtari i Superiores Andi Koçi, u karakterizua nga një luftë e fortë sportive që nga minuta e parë e deri tek e fundit. Gjithçka u vendos nga një gol i Vashës, pesë minuta nga fundi i takimit. Sfida u transmetua në “Rtsh Sport” dhe në kanalin “Youtube” Prestige MFC.

Ndeshja

Pjesa e parë është shumë e ekuibruar, me të dyja skuadrat që tregohen të kujdesshme në fazën mbrojtëse dhe provojnë të rrezikojnë kryesisht me anë të goditjeve standarte, e pikërisht nga një e tillë, skuadra Roamel i afrohet golit, teksa kapiteni Kristo godet me kokë, por topi ndalet nga shtylla.

Prestige detyrohet të bëjë edhe dy ndërrime të detyruara në fundin e pjesës së parë, ku Limani dhe Lleshi largohen të dëmtuar. Në pjesën e dytë Prestige ndryshon marsh dhe fillon ofensivën në portën kundërshtare, ndërsa Roamel mendon vetëm të mbrohet, ku në prapavijë udhëhiqet nga ish lojtari i Superiories, Arian Sheta. Dajti, Shima dhe Moçka shënjestrojnë në mënyrë konstante portën që mbrohet nga ish-i Xhaferi, por ky i fundit arrin të bëjë mrekullinë në disa raste.

122431367_2763556113860317_7102461624260009824_n

Megjithatë do të gjunjëzohet në fund, ku në të 55-ën, Vasha pas një vertikalizimi të bukur ia ndal topin në rrjetë. Në minutat shtesë Dajti ka mundësinë më të mirë për ta dyfishuar rezultatin, por shpërdoron gjithçka. Kështu kryendeshja e javës së katërt mbyllet 1-0 për Prestige. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Hysenbelliu merr suksesin e radhës dhe vijon marshimin në mbrojte të titullit kampion.

FT| PRESTIGE-ROAMEL 1-0

Bektash Vasha 55′

Përfundon sfida!

55’ GOOOOOL PRESTIGE 1-0. Kundërsulm vrastar i Prestige, me Moçkën që lëshon një top të bukur për Vashën në krahun e majtë, i cili përballë portierit nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Është mbyllur pjesa e parë, mes Prestige-Roamel. Ishte një sfidë e ekuilibruar në këto 30 minuta të para, ku të dyja skuadrat tentuan disa herë golin. Më afër i shkoi Roamel që në minutën e 20’, goditi shtyllën me Lamën, e cila krijoi iluzionin e një goli.

Ka startuar sfida!

PRESTIGE MFC

LOJTARË

1 FATMIR HYSENBELLIU

2 JURGEN RRAGAMI

3 GLIBERT HYSKO

4 RENATO ANTONI

5 ELIO RRAPO

6 HENRI ÇAKRRI

7 EUGEN SHIMA

8 ERIND XHEPAJ

9 ALBIS DAJTI

10 ERADI MËRTIRI

11 ERIND LLESHI

12 SELMAN DOBI

13 DASHNOR CARA

14 DONALD MUÇA

15 BEKTASH VASHA

16 GËZIM MALE

17 MARIO MOCKA

18 SANDROELLIMANI

19 ALEKS KURPALAJ

20 MARIO BIBA

21 JURGEN VATNIKAJ

22 KEIDI MYRTA

 

STAF

TRAJNER

FATMIR HYSENBELLIU

TRAJNER I DYTË

ANDI KOÇI

TRAJNER I PORTIERËVE

DASHNOR HASANI

DOKTOR

PERLI RUSI

FIZIOTERAPIST

DANIEL VRAPI

MAGAZINIER

SEHIT LIKA

Renditja]

Grupib

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"