SUNDAY LEAGUE ALBANIA/ Super Prestige, “asfalton” Novan në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 20:28

SUNDAY LEAGUE ALBANIA/ Super Prestige, “asfalton” Novan në çerekfinale

Prestige ka zhvilluar dje një nga ndeshjet më të mira të sezonit në Sunday League Albania, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale të kampionatit. Kampionët në fuqi shkatërruan me rezultatin 3-0 Nova-n në çerekfinale, në një takim të dominuar që nga fillimi e deri në fund. Ndonëse parashikohej një sfidë e ekuilibruar për vetë faktin se Nova kishte mundur t’u rrëmbente një barazim kampionëve në ndeshjet e fazës së grupeve, Prestige tregoi edhe një herë pse mbetet ajo skuadra më e mirë edhe në futbollin me 9 lojtarë. Çakrri në minutat e para, si dhe Shima e Kurpali në fund ishin protagonistët e golave për Prestige.

PRESTIGE

TAKIMI – Që në start u pa qartë se Prestige e kishte vlerësuar maksimalisht sfidën dhe pas vetëm 8 minutave lojë, kampionët gjetën avantazhin. Çakrri finalizoi në mënyrë të shkëlqyer një kombinim perfekt në zonë, duke e ndalur topin prapa shpinës së portierit. Edhe pse në epërsi, Prestige vijoi me sulme të shumta, megjithatë pjesa e parë mbyllet vetëm 1-0. Në pjesën e dytë ishte përsëri Prestige që diktoi në lojë, ndërsa Nova e kishte shumë të vështirë të krijonte raste shënimi, ku vetëm në një moment mundi të rrezikonte, por pas një goditjeje diagonale topi i devijuar përfundoi në këndore.

SKEDA

Dy minuta nga fundi Shima realizoi golin e dytë me një gjuajtje fluturimthi prej bomberi të vërtetë. Ndërsa Kuparpali, i sapofutur në lojë vulosi fitoren 3-0 duke shënuar me kokë pas një krosimi të Mërtirit gjatë një goditje standard nga e djathta. Në fund Prestige festoi kualifikimin e merituar për në gjysmëfinale, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e kurorës së kampionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"