Sunday League Albania/ Kampionët e Prestige të papërmbajtshëm, “poker” në javën e 7-të të kampionatit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 20:40

Sunday League Albania/ Kampionët e Prestige të papërmbajtshëm, “poker” në javën e 7-të të kampionatit (VIDEO)

U luajt sot në kompleksin sportiv “Football Republic”, sfida e vlefshme për javën e 7-të të Sunday League Albania, mes kampionëve në fuqi të Prestige dhe M & D (Marketing Distribution).

Prestigji

Skuadra e Prestige e drejtuar nga trajneri Fatmir Hysenbelliu është nuk ka zhgënyer duke triumfuar me rezultatin 4-1, teksa udhëheq kampionatin në këto 7 javë të para.

Kampionët e Prestige janë superiorë absolut ndaj çdo rivali, teksa prej 2 sezonesh janë skuadra për t’u mundur e ligës me 9 lojtarë. Më poshtë mund të ndiqni edhe videon e sfidës së sotme:

FT: PRESTIGE – M&D 4-1

Golat: Çakrri, Vasha (2), Biba

FORMACIONI I PRESTIGE: Cara, Hysko, Rapo, Ragami, Cakrri, Mërtiri, Muça, Kurpal, Biba. U aktivizuan (Myrta, Dajti, Xhepaj, Lleshi, Vasha, Ngjela). Trajner: Fatmir Hysenbelliu


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"