Sundaj “zbarkon” në Durrës, Haxhibuliç drejt “divorcit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 13:37

Sundaj “zbarkon” në Durrës, Haxhibuliç drejt “divorcit”

Oluasina Abe Sundaji vjen në Shqipëri. Ai ka një muaj që përflitet në Durrës, por mësohet se vetëm dje paradite ka “zbarkuar” në qytet dhe menjëherë është akomoduar në hotel. Kontrata që do firmoset më të është 1+1, ndërsa vonesa mësohet se ka ardhur për shkak të vizës.

Sundai

Sunshine Stars është skuadra ku ekipi i Teutës e ka peshkuar nigerianin, i cili luan si mbrojtës qendre, por dhe si shkatërrues. Një alternativë më shumë për Gugash Maganin.

Me afrimin e 26-vjeçarit, defensiva mund të konsiderohet si një repart i kompletuar. Sundaj cilësohet si një lojtar me përvojë, ndërsa me ish-skuadrën ka marrë pjesë edhe Champions League Afrikane, ku është aktivizuar në 6 takime si titullar. Mbrojtësi shquhet për shpejtësi dhe forcë fizike dhe kjo i jep më shumë siguri Maganit për prapavijën.

sUNDAI

Nigeriani në shumë takime është aktivizuar dhe si mbrojtës i djathë, por pozicioni i tij natyral është shkatërrues. Të hënën do të behët prezantimi i tij te Teuta, por edhe i Nijas Lenën. Kështu, pas ardhjes së tij, shkon në tre numri i afrikanëve të afruar te “djemtë e detit”, pas Onyeka Osemene dhe Latif Amadu.

Mocka

Po të hënën do t’i bashkohet ekipin edhe Shpëtim Moçka, portieri, i cili ka vetëm dy muaj që nuk stërvitet me skuadrën, ndaj do i duhet kohë që të rifitojë formën fizike. Në të tilla kushtet, pritet që ekipi të udhëtojë i plotë drejt Ohrit ditën e martë, atje ku do të qëndrojë për 15 ditë për të zhvilluar etapën e dytë e fazës përgatitore.

LARGIMET – Semin Haxhibuliç mund të largohet. Sulmuesi serb nuk po bind dhe ndoshta stafi teknik mund ta shohë të udhës, që të mos e përfshijë lojtarin në organikën e skuadrës për sezonin e ri. Gjithsesi, vendimi zyrtar pritet që të merret nesër, kur do të rinisin përgatitjet pas pushimit. Në rast se do të ketë zgjidhje, atëherë ai nuk do të niset me grupin në Ohër.

semin haxhibulic

Një largim i mundshëm i 20- vjeçarit, do shoqërohet me prurje të reja. Por këtë herë vëmendja do të zhvendoset në tregun vendas dhe atë të huaj. Në klub kanë “piketuar” të duhurin, megjithatë emri ende nuk bëhet i ditur për shkak të tratativave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"