Sulmuesit pa ide, Kimish eviton turpin e bavarezëve/ Nagelsman pas barazimit me Këlnin: Pa panik!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 11:22

Sulmuesit pa ide, Kimish eviton turpin e bavarezëve/ Nagelsman pas barazimit me Këlnin: Pa panik!

Bajerni ka ndryshuar identitet në këtë vit të ri kalendarik dhe përballja me Këlnin, e vlefshme mbi javën e 17-të të Bundesligës e vërtetoi se panorama e muajit shtator të vitit të kaluar po fillon të shfaqë fantazmat e para. Madje ata mund të kishin dalë pa pikë në tempullin e vet, por Kimish në rolin e liderit si kapiten ia doli të shmangte humbjen me rrjetën në fundin e takimit.

nsdbdmbd

NDESHJA-Aplikimi i së njëjtës 11-she si në raundin e kaluar solli menjëherë surprizat e para në analizën e skeptikëve, pasi do të ishin këta aktorë që nuk do të performonin dot më shumë sesa një barazim mes polemikash të premten e kaluar. Tomas Myler do të ngronte sërish stolin, pavarësisht fjalëve mbështetëse nga Nagelsman. Gnabri Musiala-Sane do t’i vinin në ndihmë “pykës” Çupo-Moting në letër, pasi fusha do të prezantonte një Këln të frikshëm në start. 4 minuta do t’u nevojiteshin miqve për të gjetur rrjetën e avantazhit me Skhirin. Pjesa tjetër e lojës do të ndiqte melodi me tablo të pandryshuar deri në minutën e 90- të. Bajerni në pozitën e shtytësit dhe Këlni me mision mbrojtjen e rezultatit. Gjithsesi, Kimish do t’i shuante shpresat e miqve dhe turpin ndaj një kundërshtari modest në të gjitha drejtimet. Pas 17 javësh në Bundesligën gjermane, kampionët në fuqi të ligës vendëse vazhdojnë të ruajnë të qetë kreun me 36 pikë, 4 më tepër se vendi i dytë, i cili mban emrin e Lajpcigut. Frankfurti do të jetë kundërshtari i radhës i të besuarve të Nagelsmanit për të ndrequr imazhin pas këtyre dy takimeve me ritëm të ulët, çka ka ndikuar edhe në rezultatet finale.

REAGIMI I NAGELSMANIT PAS BARAZIMIT-”Pjesa e parë nuk ishte e duhura në kampin tonë, kjo si rezultat edhe i lojës së kundërshtarit. Shfrytëzimi i rastit nga ana e tyre u dha shansin të krijonin kordonin e murit përpara portës, e në njëfarë mënyre loja i erdhi si me dëshirë. Gjithsesi, pjesa e dytë me tjetër panoramë, edhe pse goli u shënua vetëm në fund. Jam i sigurt se nëse do të kishim finalizuar më herët, rezultati final do të kishte të tjera shifra”.

TIFOZËT-U them të gjithë tifozëve të Bajernit të qetësohen, nuk ka nevojë për panik. Ne jemi në krye të tabelës dhe ky është vetëm fillimi i sezonit të dytë, çka nënkupton se motorët ende nuk janë ngrohur në maksimum”, citonte mes buzëqeshjesh 35-vjeçari. Juliani nuk ngurroi të dëshmonte edhe mbi situatën e largimit të trajnerit të portierëve.

LARGIMI I TAPALOVIÇIT-”Ai nuk dinte ta mbante mendimin pa e shprehur. Çdokush duhet të përmirësohet në aspektet e veta, pavarësisht rolit dhe Toni nuk arriti ta tregonte këtë gjë, ndonëse ditët e tensionuara mes nesh vazhdonin në lidhje me nxjerrjen e informacioneve konfidenciale, të cilat sigurisht që kanë ndikim në mbarëvajtjen e grupit”, pohoi me nota nervozizmi ishtrajneri i Lajpcigut.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"