Sulmuesit në formë, Laçi do të thyejë tersin e fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2017 | 16:52

Sulmuesit në formë, Laçi do të thyejë tersin e fushës

Kurbinasit vijnë nga një barazim “i artë” me Teutën, ndaj do të tentojnë që të shfrytëzojnë moralin dhe formën e mirë që kanë për të gjetur kthesën. Por, ndaj Partizanit kanë një pengesë. Në shtëpi kanë plot 3 vite e gjysmë, ose e thënë ndryshe 43 muaj që nuk fitojnë përballë Partizanit. Dhe këtu u referohemi vetëm ndeshjeve të kampionatit, pasi për llogari të Kupës së Shqipërisë historia është krejt e ndryshme.

laci

Mjafton që të kthesh kokën nga e shkuara dhe e kupton që bardhezinjtë kur luajnë në fushën e vet vuajnë. Dhe këtu u referohemi vetëm takimeve që janë luajtur për llogari të Superiores. E fundit herë që kanë fituar ndaj “demave” përkon me 30 prillin e largët të 2014-ës. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 6 ndeshje, prej të cilave maksimumi që kanë arritur janë 3 barazime.

Por këtë herë kanë si “bonus” edhe formën e mirë që po kalojnë sulmuesit. Rexhinaldo, Uzuni dhe Xhixha kanë bërë mirë deri në këtë fazë të kampionatit, ndërsa së bashku kanë realizuar 6 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"