Sulmuesin e Totenhemit e ndjek fati i keq, duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë për shkak të Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 17:32

Sulmuesin e Totenhemit e ndjek fati i keq, duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë për shkak të Koronavirusit

Koronavirusi ka prekur një pjesë të madhe të futbollit, teksa së fundmi këtë duhet ta vuajnë edhe te Totenhemi.Son-Heung-min-Tottenham-Aston-Villa

Sulmuesi i “Spërsave”, Heung Min-Son do të duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë. Shkak për këtë bëhet fakti se sulmuesi nga Korea e Jugut pësoi një dëmtim me Totenhemin dhe udhëtoi drejt vendlindjes së tij, për të përshpejtuar rikuperimin.

Për fatin e tij të keq, në kohën kur ai ndodhej në Korenë e Jugut, në Azi shpërtheu Koronavirus. Pikërisht për këtë arsye, sapo Son të mbërrijë në Angli, do të duhet të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, ashtu siç ndodh me të gjithë personat që vijnë nga vendet aziatike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"