Sulmuesi vetofrohet: Dua të kthehem në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2021 | 11:27

Sulmuesi vetofrohet: Dua të kthehem në Lushnjë

Kledis Branica dëshiron që të kthehet në Lushnjë. Pasi mbylli aventurën me Orikun, sulmuesi vetoforohet te verdhejeshilët. Ai ka luajtur në tri periudha të ndryshme me këtë fanellën (në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore), ndaj ndien një lidhje të fortë me qytetin. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 29-vjeçari komenton sezonin e kaluar me orikasit, por flet edhe për të ardhmen e tij.

BRANICAA

“Kishim një sezon të fortë. Ishim në Grupin A dhe rivaliteti ishte shumë i madh. Na u dha një mundësi që të shpëtonim më ndeshjen shtesë, por nuk ia dolëm. Këto ndeshje dihet si janë. Ndahen me një gol dhe shanset janë për atë ekip që shënon i pari. Më vjen keq sepse kishim një grup të mirë. Në 5 qershor mbaroi kampionati për ne. Kam gati tri javë me pushime. Nuk kam oferta, nuk kam pse të them të kundërtën. Do të më pëlqente që të rikthehesha te Lushnja.

Periudha më e gjatë e karrierës sime ka qenë me verdhejeshilët. Do të më pëlqente që të jem pjesë e Lushnjës sezonin e ri, për afërsinë që ka me qytetin tim dhe ambiciet që ka Lushnja”, tha sulmuesi peqinasit. Lushnja do të zbresë në fushë të hënën e 5 korrikut, kur skuadra do të hedhë hapat e parë për sezonin e ri. Ilir Gjyla paralajmëroi se do të bëhen 12 blerje dhe logjikisht po aq largime priten. Me 5 lojtarë është shpallur tashmë “divorci”. Të parët ishin Donald Bejko me Geraldo Hysin, ndërsa tani u shtuan edhe afrikanët Boni Valeri, Ojrazi Abdulxhabar, Alade Hamza.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"