Sulmuesi tremb Tiranën, lojtarëve u jepet top medicinal. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 15:57

Sulmuesi tremb Tiranën, lojtarëve u jepet top medicinal. Ja çfarë ndodhi në miqësoren e bardhebluve

Hoxhallari dhe Batha ishin të pranishëm për të ndjekur sfidën mes dy Tiranave. Edhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili, ishte i pranishëm në stadium.

tirana

Rreth 120 tifozë ndoqën nga afër sfidën, të shpërndarë në gjithë tribunën e “Selman Stërmasit”.

Ndihmëstrajneri i kombëtares, Ervin Bulku dhe drejtori i videoanalizës dhe statistikave, Alariko Rosi, ndoqën miqësoren e djeshme.

Në minutën e 33-të, Torasa lë fushën e lojës, në vend të tij Sulej. Braziliani ndien shqetësime dhe lë fushën e lojës.

Në pjesën e dytë, skuadrat vendosin që me të rinjtë të aktivizohen Tafa e Muça nga ekipi i parë.

20 minutat e fundit, ndeshja miqësore u luajt nën dritat artificiale të “Selman Stërmasit”.

Në një moment nuk kishte topa për të luajtur dhe lojtarët kërkonin sferën. Nga pankina e KF Tiranës për shaka nuk hidhet sfera por një top medicinal që përdoret nga portierët dhe stafi mjekësor për riaftësim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"