Sulmuesi “tremb” tifozët e Milanit: Dua të shitem kur kartoni im të vlejë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 17:59

Sulmuesi “tremb” tifozët e Milanit: Dua të shitem kur kartoni im të vlejë…

Në krizën e golit tek Milani, ai që ka zhgënjyer është edhe Kristof Piontek. Për të mendohen edhe lëvizje të tjera dalëse, por polaku duket se ka plane të tjera.

piontek

Duke folur për “TVP Sport”, teksa gjendet i grumbulluar me Poloninë, ai foli edhe për aventurën tek Milani: “Në futboll duhet të kesh gjithmonë qëllime të reja. Milani ka paguar 38 milionë euro për mua, dhe dua të bëj gjithçka, që herën tjetër kur të ndërroj klub, të vlej 60-70 milionë euro. Kam mbetur i mahnitur nga pritja në ‘San Siro’. Edhe me kufje, aty dëgjoja emrin tim që duartrokitej. Që në fillim jam trajtuar sikur kisha vite aty, dhe jo sikur sapo kisha mbërritur. Gjithsesi, mbetem me këmbë në tokë, sepse karriera ime sapo ka nisur, jam në sezonin e dytë në Itali. Si një skuadër për momentin, nuk krijojmë shumë, dhe sulmuesit e vuajnë këtë pjesë. Po përmirësohemi, dhe është ccështje kohe para se të rikthehem të shënoj. Por, askush nuk e ka vënë veten e tij në vendin tim. Për një ditë je Papa, ndërsa një ditë tjetër je i pavlerë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"