Sulmuesi shqiptar shkëlqen te skuadra e re, gjen përsëri rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 15:05

Sulmuesi shqiptar shkëlqen te skuadra e re, gjen përsëri rrugën e rrjetës

Armando Vajushi gjeti një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij, teksa ishte një lojtar i lirë që nga vera, kur kishte mbyllur bashkëpunimin me Teutën.vajushi

Sulmuesi vendosi të vazhdojë karrierën te rumunët e Petrolul Ploieshti, me të cilët po tregon një paraqitje shumë të mirë në këtë fillim. Pasi realizoi për ekipin e tij para 3 ditësh në miqësore, Vajushi ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme.vajushii

Petrolul luajti me Sifok një miqësore, një ndeshje e cila u fitua nga ekipi i shqiptarit me rezultatin 3-1. Vajushi ia doli të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 60’, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë që po kalon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"