Sulmuesi shqiptar në super formë, i shënon edhe kampionëve të Rusisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 18:43

Sulmuesi shqiptar në super formë, i shënon edhe kampionëve të Rusisë

Shkëlqim Demhasaj është duke kaluar një super formë me klubin zviceran të Luzernit. Pas golit të shënuar ndaj Shangahit ku aktivizohen futbollistë me emër si Hulk, Oskar etj, 21-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës, kësaj herë në takimin miqësor ndaj skuadrës kampione të Rusisë, Lokomotiva e Moskës.

Demhasaj Shkelqim

Demhasaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa në minutën e 83-t shënoi golin e tretë për Luzernin. Zviceranët e fituan takimin me rezultatin e pastër 3-0.

Demhasaj

Kujtojmë se në të njëjtën skuadër me sulmuesin 21-vjeçar aktivizohet edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, i cili ditët e fundit ka përfunduar në “radarin” e Sampdorias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"