Sulmuesi shqetëson Flamurtarin, Birçe bën psikologun në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 11:17

Sulmuesi shqetëson Flamurtarin, Birçe bën psikologun në ekip

Xhevahir Sukaj shqetëson Flamurtarin përpara Partizanit. Sulmuesi shkodran ka shfaqur probleme në stërvitjen e djeshme dhe nuk e ka çuar deri në fund seancën. Sukaj ka pësuar një tërheqje. Duke qenë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe që i nevojitet Flamurtarit në këtë moment jo të mirë, sulmuesi Sukaj ka bërë me dhimbje koke trajnerin Birçe. Shkodrani nuk ka mundur që ta mbyllë deri në fund seancën e djeshme, për shkak të tërheqjes së pësuar.

sUKAJ

Menjëherë pas kësaj, stafi mjekësor i skuadrës i ka shkuar pranë sulmuesit. Ende nuk dihet nëse Sukaj do të mungojë apo do të jetë i gatshëm për Partizanin, por kjo gjë do të shikohet gjatë javës, në ecuri edhe të aftësimit të lojtarit. Por, nuk është vetëm Sukaj, një tjetër lojtar ka shqetësuar në seancën e djeshme stërvitore.

Bëhet fjalë për Shaqir Harunin. Mesfushori vlonjat ka lënë stërvitjen që në minutat e para për shkak të një kontraktimi. Por, as shkodrani Ansi Nika nuk ishte dje me grupin. Për shkak të një dëmtimi, Nika pritet që të bashkohet me ekipin pas dy ose tri ditësh, çka do të thotë se për Partizanin nuk mund të jetë i gatshëm. Një mungesë e sigurt për të dielën është edhe Fjoralb Deliaj. Vlonjati vijon të ndiejë dhimbje në këmbë dhe po stërvitet i diferencuar. As për këtë javë nuk do të jetë i gatshëm. Deliaj shikohet si një lojtar tepër i rëndësishëm për ekipin, pasi veç mbrojtjes, ai mund të aktivizohet edhe në mesfushë.

Sarris

Në pikëpyetje është edhe greku Jorgos Sarris, pasi ka pësuar një tërheqje. Sarris u stërvit vetëm në gjysmën e seancës stërvitore. Mësohet se pati reagim të mirë dhe duket se po rikuperohet, por për aktivizimin ndaj Partizanit do të shikohet në ditët në vazhdim.

Motivimi – Kreu i pankinës vlonjate, Luan Birçe, ka zhvilluar dje një mbledhje të shkurtër me skuadrën. Trajneri ka mbledhur lojtarët, ku ka bërë edhe psikologun, duke u kërkuar që në çdo ndeshje të tregojnë vlerat më të mira, duke bërë maksimumin për skuadrën. Birçe u ka kërkuar lojtarëve që të respektojnë fanellën, pasi pesha e Flamurtarit është e rëndë. Trajneri u ka thënë lojtarëve të harrojnë ndeshjen me Kukësin, si dhe të mos zhgënjejnë në takimin me Partizanin, pasi pikët janë ende në lojë.

birce

“Pikët janë ende në lojë. Duhet ta harrojmë ndeshjen me Kukësin. Ju përgëzoj për lojën që zhvilluat, por nuk arritëm të shënonim, pasi ishim edhe pa fat. Duhet të shikojmë përpara dhe të jepni maksimumin ndaj Partizanit. Luajmë përpara publikut tonë dhe është shumë e rëndësishme që në fushën tonë në Vlorë, të bëjmë më të mirën. Fanella e Flamurtarit është peshë shumë e rëndë dhe kërkon dinjitet. Duhet të keni respekt për fanellën. Çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht, tregoni veten tuaj”, u ka thënë dje trajneri Birçe lojtarëve.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"