Sulmuesi “në tentativë” i Shqipërisë nuk gjen paqe, parashikohet një tjetër transferim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 21:48

Sulmuesi “në tentativë” i Shqipërisë nuk gjen paqe, parashikohet një tjetër transferim

Florian Kamberi prej thuajse dy vitesh po mundohet në të gjitha mënyrat që të veshë fanellën kuqezi, por nuk ia ka dalë ende që të bëjë debutimin e tij. Dokumentacioni në FIFA, COVID-19, apo edhe një krisje e marrëdhënieve të tij me trajnerin Reja si pasojë e mosaktivizimit, kanë bërë që ëndrra e debutimit si kuqezi të vazhdojë të mbetet në sirtar.

kamberi

Gjithçka po shoqërohet për fat të keq edhe me një formë jo siç pritej me klubet ku është aktivizuar. Kamberi nuk po gjen hapësira në Zvicër te St. Galen, ku nga një transferim i bujshëm, u kthye në një lojtar të cilin ky klub po mundohet me çdo kusht ta shesë apo ta huazojë.

Sipas mediave zvicerane, për Kamberin pritet të ketë një tjetër largim gjatë merkatos së verës pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ai u huazua te Aberdin në Skoci, por tani nuk është ende e qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"