Sulmuesi ndryshon mendim për të ardhmen: Jam në formë shumë të mirë, më duhet vendimi i Partizanit që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 15:13

Sulmuesi ndryshon mendim për të ardhmen: Jam në formë shumë të mirë, më duhet vendimi i Partizanit që të…

Lukas Kardozo është një nga çështjet që Partizani duhet të vendosë në këtë periudhë. Sulmuesi brazilian luan në këtë sezon si i huazuar nga Partizani, ku fillimisht e provoi veten në Kosovë te Drita e Gjilanit, ndërsa nga janari është sistemuar në Kategorinë e Parë te Besa e Kavajës. Para disa ditësh, për “Panorama Sport”, 26-vjeçari deklaroi se në përfundim të këtij sezoni i mbaron kontrata me Partizanin dhe priste që të largohej nga Shqipëria për të nisur një aventurë të re.kardozo

“Sa i përket të ardhmes, nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi akoma nuk kemi mbyllur sezonin aktual. Jam pjesë e Besës si i huazuar, por me Partizanin kontrata më përfundon në qershor. Të ardhmen ia kam lënë në dorë menaxherit tim, i cili po punon për të më gjetur një ekip të ri dhe me shumë mundësi largohem nga Shqipëria këtë verë”, u shpreh Lukas Kardozo për gazetën para disa ditësh.

Por, me sa duket, braziliani kishte harruar që në kontratën e tij me të kuqtë ka edhe opsionin e rinovimit për një sezon tjetër me Partizanin, ndaj nuk është aq i lirë sesa mendonte më herët. Kjo gjë ka bërë që Lukas të ndryshojë mendim për të ardhmen, duke pohuar për “Panorama Sport” se fillimisht do të bisedojë me Partizanin pastaj do vendosë. “Është e vërtetë që kontrata me Partizanin më përfundon në qershor, por kam edhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Në këtë moment nuk mund të nënshkruaj për asnjë klub tjetër, pasi akoma jam nën kontratë me të kuqtë.kardozo abrurahimi

Partizani është prioriteti im në këtë moment. Jam në formë shumë të mirë dhe nëse do të rikthehem te Partizani, do ta rris akoma më shumë. Sa i përket të ardhmes, do të mundohem që ta zgjidh brenda muajit maj, përpara se të udhëtoj drejt vendlindjes për pushimet. Më duhet vendimi i Partizanit, në mënyrë që të di se çfarë përgjigjeje t’u jap klubeve të tjera që kanë shfaqur interes për mua”, u shpreh sulmuesi brazilian për “Panorama Sport”.

33 ndeshje ka zhvilluar Lukas me të kuqtë në dy sezone dhe shënuar tre gola. Braziliani erdhi me bujë te “demat”, por dëmtimi që pësoi në sezonin e parë ndikoi shumë në ecurinë e tij. Gjithsesi, ai krenohet me medaljen e titullit që vari vjet në qafë.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"