Sulmuesi mban në ankth Kukësin, por Shehi merr një lajm të mirë para ndeshjes me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 9:57

Sulmuesi mban në ankth Kukësin, por Shehi merr një lajm të mirë para ndeshjes me Laçin

Enis Gavazaj nuk është rikuperuar ende. Dëmtimi që mori ndaj Flamurtarit i ka lënë pasoja në kavilje. Lojtari ka kryer terapi, e megjithatë fjala e fundit do të jepet sot.Kukesi stervitje ne prag te Luftetarit

Nëse do të ketë dhimbje, vështirë se Orges Shehi do ta sakrifikojë. 25- vjeçari është në luftë me kohën dhe stafi mjekësor po punon intensivisht me lojtarin, me qëllim rikuperimin e tij në kohë rekord. Gjatë stërvitjes së djeshme, ai doli në fushë dhe bëri stërvitje i diferencuar.

Gjendja e tij po monitorohet dhe në seancën e fundit do të vendoset nëse mund të luajë nga minuta e parë.

besar musolli

Sakaq, Kukësit i kthehet dhe kapiteni Musolli për sfidën shumë të rëndësishme kundër Laçit. 31-vjeçari nuk luajti ndaj vlonjatëve pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"